Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.225.889 ndërsa bilanci i viktimave në 21.475, transmeton Anadolu Agency.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 10.888 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.225.889 ndërsa me 117 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 21.475.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 982.324 me 3.181 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është 0,9 për qind dhe tek 26,3 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Numri i testeve gjithsej tejkalon 48 milion
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 3.537 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 307.477 ndërsa me 27 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.370
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 358 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 48 milionë.
Në anën tjetër të gjitha kompanitë në Moskë përveç sektorit të mbrojtjes ose atyre me rëndësi strategjike kanë filluar të punësojnë 30 përqind të personelit të tyre në distancë.
Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.
Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.