Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën tejkalon 36 milionë

7 Tetor 2020, 11:10Bota TEMA

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 36 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 36.052.573 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 7.723.721 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (6.757.131), Brazili (4.970.953), Rusia (1.237.504), Kolumbia (869.808), Spanja (865.631), Peruja (832.929), Argjentina (824.468), Meksika (794.608) dhe Afrika e Jugut (683.242).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 327.557.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 1.054.710 persona. Ndërkohë, 27.155.683 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7.842.180 raste aktive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje