Debati i dytë Presidencial Trump-Biden, do të zhvillohet virtualisht

8 Tetor 2020, 14:17Bota TEMA

Debati i dytë presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden, do të mbahet virtualisht.

Lajmi u bë me dije nga Komisioni për Debatet Presidenciale, të enjten, në mëngjes pas testimit pozitiv të presidentit Trump për koronavirus.

“Debati i dytë presidencial do të marrë formën e një takimi në qytet, në të cilin kandidatët do të marrin pjesë nga vendndodhje të veçanta,”  tha komisioni në një deklaratë.

“Pjesëmarrësit dhe moderatori, Steve Scully, do të vendosen në Adrienne Arsht Center në Miami, Florida. “

Debati i dytë është planifikuar të mbahet më 15 tetor.

Ndërkohë, zëvëndëspresidenti, Mike Pence dhe senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris, zhvilluan mbrëmjen e shkuar debatin e tyre të parë për postin e nënpresidentit të SHBA-së.

Pence dhe Harris u përballen mes tyre për disa çështje, por vendin kryesor e zuri pandemia e koronavirusit.

1 komente në “Debati i dytë Presidencial Trump-Biden, do të zhvillohet virtualisht”

  1. Klimax says:

    Nuk do te behet, Trump nuk deshiron nje takim dixhital duke e quajtur “humbje kohe”!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje