Prestigjozja britanike Financial Times shkruan se Turqia është bërë një konkurrent serioz në fushën e dronëve të armatosur për SHBA, Izraelin dhe Kinën dhe se është një fuqi në rritje.
Teksti thekson se ushtria azerbajxhanase publikoi pamjet e dronëve të prodhuara nga Turqia që shkatërruan dhjetra sisteme armene të mbrojtjes ajrore, njësi artilerie dhe tanke.
Krahina eNago-Karabakut është, pas Sirisë, Libisë, Irakut verior dhe Mesdheut Lindor, zona e pestë e konfliktit të huaj në të cilën përdoren dronë të bërë nga Turqia, shtoi teksti.
“Forcimi i industrisë turke të dronëve është rezultat i 20 viteve përpjekje për të forcuar industrinë e mbrojtjes, me synimin për të ringjallur krenarinë kombëtare, pra zvogëlimin e blerjes së armëve dhe varësinë nga Perëndim,” shkruan Financial Times.
Themeluesi dhe bashkë-drejtori i Qendrës së Studimit të Dronëve në Bard College në New York, Dan Gettinger, tha se Turqia është bërë një konkurrent serioz i SHBA Izraelit dhe Kinës në fushën e dronëve të armatosur dhe se programi i dronëve të Turqisë është mjaft i sofistikuar.
Turqia shiti tanke, automjete të blinduara, pjesë aeroplani, armë dhe municione vendeve të tjera vitin e kaluar, me vlerë prej 3 miliardë dollarësh.
“Këto eksporte në vitin 2002 arritën në 248 milion dollarë. Zyrtarët presin që në 2023, ata do të arrijnë shifrën e 10 miliardë”, thotë FT.
Përpjekjet e Turqisë për të prodhuar dronët e saj janë të lidhura ngushtë me faktin se vendi ka luftuar me organizatën terroriste PKK për disa kohë.
Analisti Anil Mevlutoglu tregon se problemet në prokurimin e dronëve nga vendet e tjera dhe në përdorimin e tyre kanë bërë që dronët të bëhen “përparësia më e lartë” e Turqisë.
Që nga viti 2017, Turqia ka përdorur dronët e saj në mënyrë të konsiderueshme për të luftuar PKK. Drejtori i Grupit të Krizave Ndërkombëtare për Turqinë, Nigar Goksel thotë se dronët e armatosur e kanë lejuar Turqinë të heqë elementët e PKK nga zonat malore ku kanë fole për më shumë se 30 vjet.
Keni me lajme te propadanges se shokut te sulltan salepit tone??!! shqiptaret vazhdojne te emigrojne ne mase ne Perendim dhe nuk i ndjell akoma prosperiteti turk. Sa shqiptare do te aplikojne per llotarine amerikane vetem qe te ikin nga ky vend.
O GOMAR O NJERI PA ATDHE DHE LECKE E DERES
NUK ESHTE TEMA PO ESHTE GAZETA PERENDIMORE WE PO I BEN REKLAME
TI JE DADRMUT JO. DARDAN
po perdorin sisteme te blera nga Kanadaja per kontrollin vizual
Bravo TURQIA, se ANGLIA,FRANCA IZRAELI E TJ e duan te prodhoje mistra per kokoshka.