Trump: Nuk do të marr pjesë në një debat virtual me Biden

8 Tetor 2020, 15:13Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi  sot se nuk kishte dëshirë të merrte pjesë në një debat virtual me kundërshtarin e tij demokrat, Joe Biden, duke iu përgjigjur rregullave të reja të vendosura nga komisioni i pavarur, i ngarkuar me organizimin e debateve presidenciale.

“Nuk do të marr pjesë në një debat virtual”, deklaroi presidenti amerikan në stacionin televiziv “Fox Business”.

“Kjo nuk është e pranueshme”, shtoi ai.

Komisioni organizues njoftoi sot se debati i ardhshëm do të mbahej ashtu si ishte parashikuar më 15 tetor, por kandidatët do të duhet të jenë në vende të ndara pas kontaminimit të presidentit amerikan, Donald Trump me COVID-19.

1 komente në “Trump: Nuk do të marr pjesë në një debat virtual me Biden”

  1. Prof Dr KalecDega says:

    Mos genje , pak me pare TemA njoftoi se debati do jete”virtual”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje