Një rrjet bashkësish mbijetese pritet të hapen për anëtarët e tyre pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA, nga frika e dhunës që mund t’i pasojë ato.
Sipas një letre të publikuar nga kompania që i menaxhon ato, kampet “Fortitude Ranch” në West Virginia dhe Colorado do të hapen në ditën e zgjedhjeve për të mbrojtur anëtarët duke iu ofruar atyre bunkerë, roje dhe ushqim të mjaftueshëm për 25 vite.
Pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet Trump apo rivali i tij demokrat, Biden, “Fortitude Ranch” parashikon dhunë dhe plaçkitje që mund të përshkallëzohen për një kohë të pacaktuar.
Sipas njërit prej drejtuesve të këtyre kampeve, shumë njerëz në rrjetet sociale i frikësohen dhe një luftë civile, mundësi të cilën ai nuk e përjashton.
“Fortitude Ranch” është hapur për herë të parë në West Virginia në 2015, ndërsa kompania disponon dhe dy prona të ngjashme 50 hektarësh në Colorado. Vendi ekzakt se ku ndodhen mbahet sekret dhe dihet vetëm nga anëtarët.
Për një pagesë vjetore prej 1000 dollarësh anëtarët mund të shkojnë për pushime në këto kampe, ose nëse situata përkeqësohet mund të kërkojnë strehim.
mos na i trego ne, por Marin budallait qe ben emisione per “paranojen” e Enver Hoxhes dhe budallenjte e tjere te pas 90 qe kane udhehequr kete vende..
E gjithe bota behet gati per lufte. SHBA-te e cojne buxhetin ushtarak ne mbi 900 miljarde$, shtetet fqinje armatosen deri ne dhembe, vetem Albnanistani rri qete dhe enderon per nje bote utopike … me 6500 ushtare e 2000 civile do mbrohemi ? … gazi botes me ushtaret shqipo pa brek, edhe nje pushke per 30 vjet nuk e bleme, duken si paramilitare palestinez..
Frances i kushton nje hk 416 1300 €, 1 gloik 17 kushton 400€ … paisja komplete moderne “ratnik” Rusise i kushton 3500$ per ushtare … sikur te paisnim c’do ushtare me 5000 €, ku uniformat, cizlet tu prodhonim vete, sa do kushtonin 5000€ here 6500 baraz 32 500 000 €
Për çfarë na duhen gjithë ato armatime?? Ne kemi kumandar Edi Ramën, Skënderbeun e Elisës. Ai nuk pjerdh as për armiq e as për kriza.