KËSHILLAT/ Ankthi i mëngjesit: Nga se shkaktohet dhe si ta përballoni

11 Tetor 2020, 21:45Shëndeti TEMA

Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijë frikën e tepruar, shqetësimin apo panik të lehtë. Zakonisht shoqërohet dhe me pasoja fizike si rrahje të forta të zemrës, dhimbje të kraharorit dhe një frymëmarrje të çrregullt.

Krizat e ankthit të mëngjesit, janë ato që të kapin sapo hapim sytë, duke shkaktuar pasiguri, plogështi dhe lodhje të rënduar. Në fazat më të rënda, ky shqetësim shoqërohet dhe me marrje mendsh, të vjella dhe me një sistem tretës jo të qetë.

Në shumë raste, kur zgjohesh në një mëngjes të tillë mendja të shkon menjëherë tek konsumimi i një kafeje, tek disa persona ajo ka efekt qetësues por tek disa të tjerë kafja ndikon në rritjen e mëtejshme të ankthit.

Dy format e ankthit të mëngjesit

Ankthi i mëngjesit që shfaqet menjëherë pas zgjimit të organizmit, ndërkohë që jemi ende shtrirë. Simptomat e këtij tipi të ankthit lidhen me nje tension në të gjithë trupin si dhe me rrahje të çrregullta e të forta të zemrës. Duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike të personit të prekur gjatë ditës.

Forma tjetër e ankthit të mëngjesit është ai që del në pah pas disa minutash që jemi zgjuar. Një gjendje e cila rritet gradë pas grade derisa arrin të formohet një dhimbje në kraharor.

Në të dy rastet e ankthit të mëngjesit, vëmendja dhe përqëndrimi është i ulët. Disa nga reagimet fizike ndaj ankthit të mëngjesit janë: ngërçet të muskujve, kriza të stomakut, dhimbje të qafës dhe të kokës. Një nga karakteristikat kryesore të këtij lloj ankthi është plogështia që kap organizmin në mesditë.

Simptomat e ankthit të mëngjesit

Lodhje e vazhdueshme nga detyrimet e përditshme, pa pasur mundësi për të rikuperuar energjitë.

Një numër i lartë përgjegjshmërish

Një çrregullim i mënyrës së jetës, apo pamundësia e organizmit të saj

Mos interesim në aktivitetet e zakonshme

Pritshmëri të larta dhe të pakapshme

Nervozizëm dhe irritim

Si të përballoni ankthin e mëngjesit

Për të shuar ndjesinë e ankthit të mëngjesit nuk është e nevojshme që të stresoheni për të gjetur shkakun e këtij ankthi. Gjëja kryesore është pranimi që keni një problem, dhe të ndryshoni sjelljen tuaj ndaj tij.

Ekspertët e psikologjisë pohojnë se një ankth i tillë nuk duhet luftuar, pasi mund të përkeqësohet duke shkaktuar kriza paniku. Thelbi është qetësimi dhe reflektimi rreth problemeve që ju vërshojnë në mendje. Një sjellje e tillë arrin të normalizojë reagimin e organizmit.

Duke qenë se truri fillon dhe dërgon sinjale qetësuese, trupi nuk është në gjendje alarmi dhe kështu kriza e ankthit kalon. Por nëse kriza të tilla janë kronike, këshillohet që të konsultoheni me mjekët përkatës.(agroweb)

3 komente në “KËSHILLAT/ Ankthi i mëngjesit: Nga se shkaktohet dhe si ta përballoni”

  1. Gazetarja says:

    Me shume i stresoni njerezit se sa i ndihmoni me keto budallalleqe qe shkruani. Mund te konsultoheni para se te botoni pacavure te tilla qe te mos trembni njerezit ju lutem ?

  2. Zgjimi ,,,nga Puthja e Princit te Ondrave ,
    ja largon si me Magji te gjitha shqetesimet dhe ajo ndihet ne jete si e porsalindur e lumtur,
    nen tingujt e nji Muzike te lehte,qe Play ne prapaskene ,
    shijon Mengjezin nen imazhin melankolike ,qe stina e Vjeshtes,
    jasht xhamave na afron .?

  3. Mantra says:

    Njeriu i nje shoqerie te demokracise nuk permend Shqiperine e cila nuk ben pjese mund te shprehem se eshte nje produkt politik i saj . Artikulli i siperm eshte i marre nga jashte i cili trajton problemet ne nje shoqeri kapitaliste ku njeriu eshte skllav i parase dhe i pa kontrolluar ne vetedije nga deliret, deshirat seksuale, etja per para, megalomania e vete shoqerise qe krijon njeriun simbas interesave te saj dhe njekohesisht e abandonon si njeri human. Ne nje shprehje Budiste qe ne dukshmeri duket normal por ka nje gje madheshtore citohet: Une kurre haje ushqim jam i qete dhe kurre flej jam i qete. Natyrisht nje njeri i zakonshem nuk eshte i qete paraja dhe deshirat seksuale e mbizoterojne shpirtin ato e transformojne njeriun ne te pa kontrolluar. Shihni me vemendje sot rinine e botes e cila kerkon cfrenim neper diskota pa marre parasysh rrezikun e ndonjerit i cili mund te humbasi jeten edhe pse eshte 20 vjec. Njeriu eshte nje qenie e dobet nga natyra dhe nje mekatar i lindur . Artikulli ka nje vlere per ate qe kupton me shume se injoranca e tij . Religjionet jane krijuar per te qetesuar njeriun i cili nuk ka perfeksionin e duhur per te perballuar jeten me qetesine e nje te mencuri ,flas ne pergjithesi. E vetmja gjimnastike mendore e cila qeteson mendjen eshte YOGA disipline mendore ku nuk ekziston dueli mendor egoizmi une dhe kjo diferenca e luftes mes njeriut te pangopur dhe njerezimit . Zhdukja e negativitetit te karmes tone oksidentale behet vetem nga meditimi i zgjuar shpirteror indian . Njeriu modern i kohes eshte nje qenie e degjeneruar dhe e korruptuar dhe me komplekse te medha te cilat i fsheh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje