LETRAT/ Fillesat e një lufte civile: Ja ç’shkruante Mit’hat Frashëri e Enver Hoxha me Spiro Moisiun në tetor ‘43

11 Tetor 2020, 20:15Dossier TEMA

Ndërsa Italia fashiste kishte kapitulluar dhe ushtria gjermane sa kishte vënë këmbë në Shqipëri, kjo në tetor të vitit 1943, u shënua edhe nisjen e asaj që e quajnë “luftë civile” e që shpesh edhe sot ngjall diskutime e debate.

Mbi vërtetësinë e saj flasin më qartë dokumentet e periudhës së luftës dhe sot do të sjellim për lexuesit dy sosh që kanë në fokus pikërisht konfrontimet mes komunsitëve dhe ballistëve në vjeshtën e 1943, përballje që nuk do të merrte fund deri sa të përfundonte lufta e pushtetin ta merrnin në dorë komunistët.

Dokumenti i parë mban datën 7 tetor dhe shpreh indinjatën e Mit’hat Frashërit pas sulmeve të komunistëve ndaj forcave të Ballit, “jo vetëm me propagandë por edhe me vrasje”.

Ai bën thirrje se pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes dhe pas heshtjes për të ruajtur paqen, ka ardhur koha që të kundërpërgjigjen.

Dokumenti i dytë është një letër e Enver Hoxhës dhe e Spiro Moisiut, ku me nota të ashpra bëhet thirrje për luftë pa kompromis ndaj forcave të Ballit. Madje, duke zbuluar disa ngjarje të ekzekutimeve masive, bëhet thirrje të bëhet kujdes me popullin e ta fokushet sulmi tek ata që luftojnë për Ballin apo janë drejtues të Ballit.

Qarkorja e Mit’hat Frashërit

7 tetor 1943

Gjithe Komiteteve Krahinore

Organizata jonë ka dashur gjithmonë  t’i largohet  grindjes dhe gjakderdhjes  me Partinë Komuniste dhe prandaj ka pasur një sjellje paqësore.

Mirëpo shihet se Partia Komuniste jo vetëm që nuk e respekton marrëveshjen e nënshkrueme në Mukje, porse na sulmon me çdo mënyrë si me propagandë ashtu edhe me vrasje.

Prandaj porositeni t’i përgjigjeni menjëherë dhe me po atë mënyrë. Për këtë çështje duhet bërë edhe një propagandë sistematike, tue botue trakte. Kështu që ta kuptojë populli si asht e vërteta dhe kush e ka fajin

Kryetari Mithat Frashëri

Letra e Enver Hoxhës dhe Spiro Moisiut

31 Tetor 1943

Komandës së Brigadës së I-rë të Ushtrisë Nacional Çlirimtare

Të dashur shokë,

Kemi mjaft kohë që s’kemi marë letrë nga ju. Dëgjojmë nga populli veprimet që keni bënë kundra çetave të Hamit Matjanit dhe të tjerëve ballista, por dëshirojmë të kemi raporte të imta nga ju si edhe një komunikatë për ta shtyp. Kemi marë vesh gjithashtu, duke mos edhe dhënë si gjë të sigurt se janë egzekutuar 60 vetë nga ata të Hamit Matjanit që janë zënë robër prej Brigadës. 

Duhet të keni kujdes në exekutimet që po bëni. Të gjithë ata që janë përgjegjës dhe që na kanë deklaruar luftë, qofshin në Ball qofshin në ndonjë organizatë tjetër jashtë lëvizjes nacional-çlirimtare, pasi të gjykohen të meren masat e duhura në lidhje me fajet që kanë bërë. Të gjith ballistat përgjegjës dhe që poshtërsisht po na lëftojnë, as një mëshirë kundër tyre; sa për katundarët që janë në çetat e Ballit, të mos meren masa të rrepta, përveç atyre që janë fajtorë.

Duhet të shikoni se masat e rrepta, si dënime me vdekje kundër katundarëve të gënjyer dhe të futur në çetat balliste, do të kenë konsekuenca jo të mira për lëvizjen t’onë. Pse katundari, i pa edukuem, i lidhur ngushtë me traditat e vjetra e miqësit patriakale, nuk është shumë fajtor dhe koshient për punën që bën.

7Nga ana tjetër brigada e jonë duhet njëkohësisht tu futij tmerrin armiqve por edhe të mos krijohet në radhët e katundaris, bazat e shëndosha tona, një ide jo e vërtetë për Brigadat t’ona. Këto direktiva duhet ti merni në studim dhe të zbatohen. Brigada duhet të jetë tmer për armiqtë dhe symboli i drejtësis për popullin.

Komandanti i Shtabit të Përgj.

(Spiro Moisiu)

Komisari Politik

(Enver Hoxha) (tesheshi)

9 komente në “LETRAT/ Fillesat e një lufte civile: Ja ç’shkruante Mit’hat Frashëri e Enver Hoxha me Spiro Moisiun në tetor ‘43”

  1. Love Laberi says:

    Nuk lahet muti duke i shurruar siper o bij te kolaboracionistev. Balli hante ne nje xhanak me fashistet dhe nazistet. Prandaj sado qe te doni ju ta “reabilitoni” ballin muti do vij era gjithmon..

    1. Labi says:

      Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste sllavo-komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?

    2. Erhard says:

      Letra e Spiro Moisiut dhe Enver Hoxhes hedh poshte te gjitha shpifjet e ballisto-zogisteve se PKSH ka nxitur luften civile!
      E verteta eshte kjo,qe ballisto-zogistet ishin bere bashkepuntore me pushtuesit dhe duhet te trajtoheshin njelloj si nazistet gjermane:PUSHTUES!
      Ne se p[askan luftuar kunder njeri tjetrit shqiptaret,atehere kush paska luftuar kunder pushtuesve?
      Apo iken vete se ishin kalimtare!
      Po krimin e 4 shkurtit qe u pushkatuan tek dera e shtepise 84 qytetare te Tiranes,kush e beri?
      Apo edhe keta kane qene filma te kinostudion komuniste?

      1. Llulla says:

        E ke listen e “84 te vrareve” te 4 Shkurtit 1944?????????????

        1. Erhard says:

          Po ti,o Llulla e ke listen e dashnoreve te gruas apo motres tende?
          Po e pati ti edhe une ta tregoj!

  2. Pedro i ri says:

    Nuk shoh ndonje padrejtesi ne trajtimin e ballit. Kush kapet duke luftuar kundra partizaneve, denohet. Populli i thjeshte te ruhet nga denimet.

  3. KOZi... says:

    Jashte temes se artikullit duhet te dalloni si ne kete rast ,si ne letrat drejtuar shtabit aleat ne Bari dhe shume raste tjera nuk vlen firma e Enver Hoxhes por duhet me perpara firma e Spiro Moisiut. Akoma Partia nuk ka dale ne skene te tregoje “dhembet”…..

  4. Ilir says:

    @Kozi

    Eshte regull I pashkruar qe firmat shkojne sipas hierarikise. Firma (signature) e fundit korrespondon me institutionin ose individin me te larte ne hiearrchi. Me peegjithesi ne ushtri komandanti ushtarak dhe I politik konnsideoheshin te barabarte pothuajse ne forme absolute po komisari politik kishte “the slight edge”

  5. ED TIRONCI says:

    han m.. hani..e cna duhen letrat e shkruara para 80 vitesh..kta s hapen dosjet per ato qe ndodhen deri ne 90.te dyja forcat donin pushtet por balli gaboi taktikisht..u lidh me gjermanet ne 43 kur keta ishin ne renie..te kishin ndenjur asnjanes ose te pakten te pranonin ujdine me kushtet e sllavokomunisteve ndoshta mbas clirimit edhe oponenca do ishte me e forte..enverit qe tu ja honger koken edhe teneqexhiu pe korce ..po ca ti bosh titos..u tregua shume i nxituar ne projektet e tij..baba stalini vuri veton dhe shpetoi enveri..po e perseris sikur balli kombetar te ishte treguar pak me finok sot historia do ishte ndryshe..ndoshta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje