Komisioni i Përzgjedhjes në Byronë Kombëtare të Hetimit sot mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime, ku u kualifikuan 424 kandidatë dhe 229 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.
Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.
Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.
Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur.
Këta hetues do të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.
Aman kur do filloi punen e saj BKH se mezi po e presim te arrestohen pushtetaret qe ne keto 30 vjet jane perfshire ne krime dhe korrupsion.
Po shihja me vemendje listen e personazheve. Skandal, militant partie ish funksionare te korruptuar shteti. Urroj dhe shpresoj qe te mos i shpetojne dot makines te se vertetes. Dhe ju te gazetes Tema mjafton te pyesni ne rrethe dhe ju thone menjeher kush jane kandidatet. Urroj qe dhe ju te kryheni nje investigim serioz gazetaresk.