Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, shpërtheu në lot teksa kërkoi një ndjesë të rrallë për dështimin e tij për të drejtuar vendin nëpër kohë të trazuar, të përkeqësuar nga shpërthimi i koronavirusit.
Duke folur në një paradë të madhe ushtarake të mbajtur në fundjavë për të shënuar 75 vjetorin e partisë së Punëtorëve në pushtet, Kim hoqi syzet dhe fshiu lotët – një tregues, thonë analistët, e presionit në rritje ndaj regjimit të tij, shkruan The Guardian.
“Njerëzit tanë kanë besuar tek unë, lart sa qielli dhe thellë si deti, por unë nuk kam arritur ta bëj këtë gjithnjë në mënyrë të kënaqshme”, ka thënë ai, sipas një përkthimi të komenteve të tij në Korea Times. “Më vjen shumë keq për këtë”.
Duke cituar gjyshin dhe babanë e tij, dy udhëheqësit e mëparshëm të Koresë së Veriut, Kim vazhdoi: “Edhe pse mua më është besuar përgjegjësia e rëndësishme për të udhëhequr këtë vend duke mbështetur kauzën e të mëdhenjve Kim Il-sung dhe Kim Jong-il, falë besimit të të gjithë njerëzve, përpjekjet dhe sinqeriteti im nuk kanë qenë të mjaftueshme për të çliruar njerëzit tanë nga vështirësitë në jetën e tyre”.
Ndërsa mbahej parada në kryeqytet, Pheniani paraqiti zbulimin e pritur të një rakete të re balistike ndërkontinentale dhe pajisjeve të tjera ushtarake.
Burr shteti tjetri , kur populli dhe njerzia qajn per udheheqsin e tyre , kjo do te thot shum , nuk meret shembull se qau mihilli per saliun kur beri sikur u largua nga PDja , kta jan tjeter , tek ne qan hajduti per hajdutin , kta koreanet nuk kan interes personal por interes komtar , siç kishim ne si popull dashurin per Enver Hoxhen siç kemi qar dhe ne dhe po shikojm sot se paskemi ber mir , paska qen shum me i mir se kta banditet sot , pavarsisht se te ter sot e bejn hasha se jan njerez pa byth e pa karakter , por jemi te filmuar si popull te verteten duhet ta themi siç ka qen , i lumt Kim Jongut e qajn i gjith populli , per Donald Trampin se rruan kerkush , as Melamia qe e ndjek nga pas nuk e qan se e ndjek per interes. Bile nga nje her si jep as doren ne publik si dhi e eger.