“Hakmarrje dashurie”, historia horror: 62-vjeçarja i dha 100 mijë euro mafies për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit

13 Tetor 2020, 21:12Kronika TEMA
“Hakmarrje dashurie”, historia horror: 62-vjeçarja i dha 100

Një zhvillim të papritur kanë marrë hetimet e zgjeruara që kanë nisur në Itali, nga janari i vitit të kaluar kur trupi i 47-vjeçarit shqiptar Astrit Lamaj, u gjet i murosur brenda një banese.

Lamaj rezultonte i zhdukur prej janarit të vitit 2013, ndërsa pas zbulimit të trupit të pajetë u arrestuan 4 persona, 3 burra dhe një grua.

Ndërkaq, orët e fundit, mediat italiane njoftojnë se është lëshuar një urdhër-arresti për 45-vjeçarin Salvatore.T, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”, si anëtar i Cosa Nostrës.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen në Monza të Astrit Lamajt, të cilin më pas e murosën brenda një vile.

Janarin e kaluar, punëtorët bënë një vrimë në një mur për të kryer disa rinovime, kur u gjendën përpara një skene të ngjashëm me një film horror.

Salvatore ka pohuar se Lamaj kishte guxuar të ofendonte gruan e gabuar, pasi ishte ndarë nga një italiane 62-vjeçare, pronare e një argjendarie, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie.

Më herët kjo shtetase kishte rrahur një person tjetër që ishte ndarë prej saj. Në rrëfimin e tij, anëtari i Cosa Nostrës u tha hetuesve se ajo kishte paguar 100 mijë euro për vrasjen dhe më pas murosjen e 45-vjeçarit Lamaj.

3 komente në ““Hakmarrje dashurie”, historia horror: 62-vjeçarja i dha 100 mijë euro mafies për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit”

  1. Eleni Dushi says:

    E denofte zoti, kucedra qe i mbylli deren .
    Kam derguar se ka femije plaka e ndyre,e pagofte me te njejtin cmim!

  2. Qinani says:

    Paska kopju legjenden e murimit t kalas s rozafs n shkoder kjo.
    Dhe,hajde mos meno qe shqiptart jan komb mafjoz.
    Ata edhe legjendat e lashta me akte mafjoze i kan..
    Shif historit e pellazgve t Homerit..
    Dueli Akil Hektor,betej kapo mafjesh,Odisea nji supermafjoz dinak,kali i trojs,nji kombinacjon tipik mafjoz,helena trojs nji personazh tipik pasjoni mafjoz..

  3. Hahahahahahhah says:

    Qinani
    hahaaaaaa I ke bo I lidhje
    Hahaaaaaa I papam je

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje