"Çudira shqiptare": I dërgoi lule dhe çokollata, tani rrezikon burgun. Ish- gruaja i konsideron përndjekje dhuratata

13 Tetor 2020, 17:52Kronika TEMA

Në burrë i cili gjendet nen arrest shtëpie prej katër muajsh si i denoncuar për dhunë ne familje, rrezikon sërish te kthehet ne burg pasi i dërgoi trëndafila, çokollata dhe një letër ish partneres.

Gruaja pretendon se ky veprim është përndjekje, ndonëse ish partneri këmbëngul se vetëm trëndafilat ishin për te shoqen, kurse te tjerat ishin dhurata për te birin.

“Kur u ktheva ne banese së bashku me tim bir, në hyrje gjeta një qese ku kishte dhurata për djalin tonë, një trëndafil te kuq dhe mendoj që lulja nuk është për fëmijen, si dhe letra, pas te cilës ishin vizatuar tre zemra. Djali ende nuk ka mësuar te lexoje”, denoncon gruaja, e cila ka marre ne gjykate një urdhër mbrojtjeje nga ish partneri, Pjeter Gjaci.

Ky i fundit gjendet nen arrest shtëpie ne nje tjetër banese, qe prej muajit korrik, nen akuzën e dhunës ndaj ish bashkëjetueses.

Burimet pohojnë për Top Channel se akuzës se dhunës prokuroria i ka bashkangjitur edhe përndjekjen, ndonëse Gjaci këmbëngul se pakoja u dërgua nga postieri.

“Lulet i porosita me telefon, letrën e kisha për djalin ku i kërkoja falje për mungesën dhe shpresova qe te rriturit do ja lexonin. Ne pako kishte 6 çokollata per tim bir pasi me ka marre malli për te”,u shpreh ai.

Pavarësisht se ne dëshmi ai këmbëngul se nuk kishte parashikuar te sillte këto shqetësime, gruaja insiston te kundërtën ndaj dhe Gjaci dyshohet edhe për përndjekje.

Anila Hoxha

9 komente në ““Çudira shqiptare”: I dërgoi lule dhe çokollata, tani rrezikon burgun. Ish- gruaja i konsideron përndjekje dhuratata”

  1. Ledio says:

    Kur te thote gjykata asnje lloje kontakti aty hyjne edhe cokollotat, bananet apo pjeshket edhe arsye eshte shume e thjeshte.Tjetri/tjetra ka kerkuar mbrojtje nga ana e shtetit edhe shteti/taxapaguesit nuk i duhen cic-micet qe bejne njerezit. Çokollatat, babanet, sallatoret, pjeshket duhet te sillen ne tavoline kur eshte koha , se me vone e ka marre ferra urraten.

  2. Dani says:

    Paska hyre ligji brenda familjes shqiptare,tanii u shkërdhye dhe gjëja e fundit që na ka ngelur.O koqe deputetë çfare i keni këto ligje perëndimore nuke shikoni që në perëndim familja është shkatëruar,dhe jo pa qëllim,gjithshka është e llogaritur.

  3. Hap sytë Anila dhe informo publikun says:

    ky person që ka dhunuar nuk është mirë psikologjikisht
    veprimin që ka bërë në psikologji quhet “hoovering”
    dhe nuk është cudi shqiptare por gruaja ka të drejtë

    https://www.youtube.com/watch?v=yPc7UxIfMfY

    Të njëjtin veprim e kanë bërë edhe disa vrasës në Amerikë

  4. Shefqet Cela says:

    Unë nuk mendoj se është përndjekje.
    Çokollatat, natyrisht, janë për të birin; ndërsa trëndafili është një përpjekje ndjese për ato që ka bërë karshi zonjës.
    Nuk përjashtohet rrufjanllëku për të mos u dënuar shumë, por gjithsesi, nuk ka motiv ti shtohet dënimi.

  5. Shefqet Cela says:

    P. S.
    Zonja do të kishte bërë mirë t’ja kthente trëndafilin me nën kuptim që nuk e pranon ndjesën.
    Kjo do ishte më njerëzore.
    Gjithmonë ata do kenë një farë kontakti njerëzor për shkak të fëmijës; duan apo s’duan.

    1. Shefqet Cela says:

      Në përfundim, JAM THELLËSISHT I REVOLTUAR NGA TITULLI I LAJMIT:
      Çudira s h q i p t a r e.
      Sigurisht që nuk qëndron ky emërtim fyes antishqiptar. Në vëndet e tjera janë shumë të përhapura rrastet e krimeve me vrasje. Inskenojnë vatevrssje dhe alibi karshi asaj që i qëndron pranë si “fidan atë” apo dhe grua. Nuk mungojnë as eleminimi fëmijësh.
      Këto janë krime njerëzore të çdo vëndi dhe jo VETËM SHQIPTARE.
      JU FALEMINDERIT!

  6. Antoneta says:

    Ky që e mban veten njeri dhe ushtron dhunë është shumë larg nga të qenët human

    nuk ka shans të dytë për këta njerëz ose përndryshe zgjidh ferrin tënd

  7. Tirana says:

    Kur nuk dihet historia, nuk njihen personat veshtire te thuash ku esht e drejta. Por nje gje dihet per te gjithe ciftet, fillon bukur, dashuria esht e madhe, per sa kohe jane bashk, femijet mbushin lumturin e kopjeve. Me pare ndarjet ishin te pakta, zenkat haroen, kalojn vitet, bashkeshortet nuk rine dot pa njeri tjetrin, femijet riten te lumtur. Kur nuk ka dashuri sepse kohet kane ndryshuar, hidh nje sy a andej, terbohu ketej, KOHE MODERNE. Pame nje emision me BORISIN, kryeministrin anglez, shume gra, shume femije ? Nje gje duhet ditur :femijet kane dy prinder , vetem nese prindi esht bastard femija ka te drejten e gjykimit. Megjithate kollaj te prishesh, veshtir te ndreqesh.

  8. DRINA says:

    Une jam grua,dhe ky rast mund te jete ashtu sic e pershkruani .por une di raste kur gruaja persekuton jo vetem ishin e saj por dhe familjen e ishit,NUK PRANON TE JAPE FEMIJEN PER TAKIM ME TE ATIN ,POR GJATE GJITHE PAS NDARJESE KA LENE FEMIJEN TE GJYSHERIT NGA BABAI DHEATA TE SHKRETET E MBAJNE SEPSE E DUAN ,PO TI VONOHET 1 DITE PAGESA BEN NAMIN .PO TE MARRE VESH QE FEMIJA KA TAKUAR TE ATIN BEN NAMINME FJALE TE PISTA. LIGJI NUK ESHTE I DREJTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje