Rama publikon shifra për situatën kriminale në Shqipëri: Në 2012 u shënuan 126 vrasje ndërsa në 2019 u regjistruan 58

13 Tetor 2020, 08:40Kronika TEMA

Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një krahasim mbi situatën kriminale në Shqipëri gjatë viteve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shpërndarë statistika sipas Policisë së Shtetit.

Më 2012 janë shënuar 126 vrasje ndërkohë që në 2019 u shënuan 58.

Postimi i plotë

Mirëmëngjesi dhe me këto shifra që tregojnë sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit (ndërkohë që nuk po vendos 2020-ën sepse shifra është ende më shumë domethënëse, po meqë viti s’ka mbaruar akoma), ju uroj një ditë të mbarë.

1 komente në “Rama publikon shifra për situatën kriminale në Shqipëri: Në 2012 u shënuan 126 vrasje ndërsa në 2019 u regjistruan 58”

  1. ERTV says:

    O artist, artist pikturist ?!
    E kuptoj që je në hall dhe ju ke dhënë urdhër çdo ministri të të japi disa gjëra “pikante” që ti të prezantosh.
    Ata që dinë nga statistikat dhe kuptojnë nga analizat
    E dinë fare mirë që kjo është diçka e paplotë.
    Nqs do të bësh analizën e mirëfilltë nxirr grafikun se sa te tilla ke pas çdo vit. 2012,2013,2014,…..2019 si dhe 2020 deri me tani (kjo për qeverisjen tënde).
    Dhe nqs do të krahasohesh me Salehun merre çdo vit edhe te tij dhe do të dali një grafik i plotë dhe domethënës. (Aty na ler të shohim dhe vlerësojmë).
    Unë me këtë nuk jam t’u bë “avokatin” e Lulit se për mua ti dhe Luli jeni që të dy LUL-a sidomos kur vjen puna tek shifrat.
    Por ama nuk mund të rri dot pa të bërë oponencë (jo opozitë) shifrave të cekëta dhe analizave demagogjike.
    Bëji të fala Salehut Edo (harrova edhe Likes).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje