Akuzave politike që inceneratori i Fierit nuk ekziston, ju përgjigj kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier Sh.p.k, me hapjen e dyerve për mediat në vëzhgimin e ecurisë së projektit.
“Ndihem i indinjuar se si politika ndërhyn duke akuzuar një shoqëri koncensionare e cila ka marr përsipër të bëjë një investim teknologjik tepër inovator në trajtimin e mbetjeve urbane. Landfilli dhe impianti i trajtimit të ujërave është i përfunduar 100% dhe është gati për pritjen e mbetjeve për të cilën ne kemi kontaktuar dhe bashkitë e qarkut fier. Sugjeroj që të mos paragjykojnë jashtë këtij objekti por të mund të vijnë ta shikojnë e ta prekin nga afër këtë vepër…
Drejtuesi i kantierit, inxhinieri Enid Dine e hedh poshtë akuzën e Partisë Demokratike se ku kanë shkuar paratë, duke theksuar se 14 milionë janë shpenzuar për zërin më të rëndësishëm në impiantin e mbetjeve që do të prodhojë energji, që është teknologjia.
“Shoqëria koncensionare ka kryer të gjitha pagesat për blerjen e makinerisë dhe impiantit teknologjik të trajtimit të mbetjeve sipas standardeve më të fundit europiane nga shoqëritë më të mira teknologjike në trajtimin e mbetjeve sic janë Franco Tossi, Ruths, etj… vlera 14 milionë euro përfshin pjesën e investimit teknologjik të inceneratorit. Këtu dua të shtoj dhe kostot e landifillit 4.2 mln euro, kosto e impiantit të trajtimit të ujrave 1.2 mln euro, linja e selektimit të mbetjeve 700 mijë euro, punimet sipërfaqësore dhe nëntokësore 2 mln euro gjithashtu investimet ne instrukturë rrugore, ndricim gjelbërim dhe siguri që shkojnë 1.2 mln euro”
Në 12 hektarë sipërfaqe toke që shtrihet i gjithë investimi për trajtimin e mbetjeve urbane të fierit , 2 hektarë prej tyre janë të gjelbëruar me mbelljen e 7 mijë pemëve. Projekti parashikon ndarjen, riciklimin dhe asgjësimin me teknologji të fundit që eliminon mbetjet si në toke ashtu edhe në ajër.
Punimet përfundojnë në dhjetor, ju ftoj ta inagurojmë së bashku.
‘Inceneratori ‘i ujrave te zeza…lol! …do trajtoje edhe mbetjet toksike te italise, gjermanise, botes…
=
Pra, e ktheu Shqiperine ne kazan plehrash ….
=
Meqe Italia dhe Gjermania nuk trajtojne dot mbetjet ato zgjodhen Shqiperine e Alrames dhe mafjes qe ai perfaqson.
Shko luli basha ne vend dh3 mos llafos kot .Kohe ke sa te duash shiko bukurine qe eshte bere dhe pastaj po te jesh burre dil e pergenjeshtro veten se vetem keshtu te ritet vlera.Mos mbill vetem qamet .
Po ku kaluci cfare thua, njeti apo ufo, them kesht se gjithmone vetem budallalleqe shkruan. Me siguri duhet te jete ndonje nga ata serbet e mbetur te milloshevicit, te cilet e kishin hale ne sy shqiperine dhe kosoven.
O media leshi PSE drejtursi I kantierit pyetet? Ai rrogetar eshte e Kane urdheruar pronaret e administratori te thone cfare I thone atij. Pse nuk nxirtni emerin e pronarit a administrstorit,? Pse nuk invrdtigoni dhe vete ne vend apo ju qerojnr? Mortja media leshit ortake e mafies!!!
Ne fakt per sa kam lexuar unë akuzat e PD-se kane te bejne me impiantin e djegjes se mbetjeve ne elbasan , trane dhe durres.
Ai i fierit nuk permendet ne asnje rresht
KAM PUNUAR ME HERA DHEOS FLISNI KOT HERA RAVENNA NXJERR GAZ NGA PLERAT PRODHON ENERGJI ELEKTRIKE ME MBETKET E LEHTA QE DIGJEN