Ka ndërruar jetë në Turqi një efektiv i policisë së Shkodrës që u prek nga koronavirusi. Hydajet Nehani, që punonte edhe si shofer i drejtorit të policisë së Shkodrës u infektua me Covid rreth dy javë më parë.
Në fillim u shtrua në Spitalin Infektiv në Tiranë, por për shkak të gjendjes tepër të rënduar u dërgua për mjekim të specializuar jashtë vendit.
Mësohet se virusi i kishte shkaktuar komplikacione në organet jetësore të vendit. Ai është efektivi i parë i policisë së Shkodres që humb jetën nga covid-19.
U prefte ne paqe shpirti i tuj.
U prefte ne paqe shpirti i tieni.
Ngushëllime familjes!
Nuk eshte i pari ne policine e Shkodres qe ka humbur jeten nga covid19!! Ka nderruar jete me pare nenkomisar Safet Morina qe u shua sikur te mos ishte, duroi vetem infeksionin pa shqetesuar njeri dhe pa asnje ndihme nga shteti. Edhe Nehanin e derguan ne Turqi miqte e tij jo shteti!!
U Prehshin te dy ne paqe!! Tu rrojne femijet dhe familja!
Duhet te shpallen deshmore sepse infeksionin e kane marre ne krye te detyres! Safeti e mori ne rruge ne sherbim ndersa Hyda u infektua nga shefi i personelit qe infektoi te gjithe drejtorine e kufirit Shkoder.