VIDEO/ Rama: Në këtë vend mund t’ia dalësh me meritë dhe aftësi si Arlinda

18 Tetor 2020, 09:40Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video, në fokus të së cilës është një vajze ekselente, e cila shprehet se me punë e mund në Shqipëri mund t’ia dalësh.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se Arlinda Lisha fitoi me forcat e veta vendin e punës si Specialiste e Shërbimit të Provës në Krujë.

Rama shton se ajo iu bashkua qindra të rinjve që janë të vendosur për ta ndërtuar me punë jetesën, duke i shërbyer me devotshmëri vendit të tyre.

“TË RINJTË NË PUNË ME MERITË – Me të drejtë, Arlinda Lisha thotë se në këtë vend mund t’ia dalësh me meritë dhe aftësi, pasi ajo vetë fitoi me forcat e veta, me mundin e rezultateve të studimeve të saj, vendin e punës si Specialiste e Shërbimit të Provës në Krujë, duke iu bashkuar atyre qindra të rinjve që sot rrezatojnë energjinë dhe vendosmërinë për ta ndërtuar me punë jetesën, duke i shërbyer me devotshmëri vendit të tyre.

Vetëm me një klik në platformën e punësimit të ekselentëve “Punë të Mbarë” http://punetembare.gov.al/  Arlinda, studente e degës Psikologji Sociologji arriti të integrohet në administratën shtetërore dhe të fitojë po me meritë, titullin e nënpunëses së shërbimit civil.

Si Arlinda, janë 602 studentë ekselentë që falë kësaj platforme, fryt i paktit për universitetin, janë bërë vlerë e shtuar për burimet njerëzore të administratës sonë publike dhe 491 prej tyre kanë fituar përmes konkursit, pozicione në shërbimin civil.”, shkruan Rama ne postimin e tij!

4 komente në “VIDEO/ Rama: Në këtë vend mund t’ia dalësh me meritë dhe aftësi si Arlinda”

  1. Tajari says:

    Gabim z. KM,mos valle Ridvan Bode eshte ne ate vend pune ne saje te meritave professionale??

    1. Kalec Dega says:

      Vetem me nje “klik” mesova per nje vajze “ekselente” per ” performancen ” e saj por “kliku” nuk me nxorri “inceneratorin” “famoz”.

  2. Kajo says:

    O karkalec dega pordhfesor doktor leshi aq i ditur je sa po tha basha haet haet thua dhe ti ….ate pergjigje e more nga ata qe punojne ato atje ne elbasan…..tani qe di dicka tjeter ti diktor pro. Leshi di se nuk ha mut kot ti.
    Jo …..u dambllaja kush do votoj thua……shyqyr qe jan pak keta budallenjte

  3. Papi says:

    UHahaaaaaa
    Te shkelqyerit duhet te ishin ne vendin tend dhe atyre qe rrin qark teje jo ne kruje
    Dikur talleshe me berishen se nuk linte kopsht apo shkolle pa inaguruar ndersa sot zotrote spo le edhe te punsuarit e pervecem
    Nuk na e the kush ishte ai tipi qe i kishte te gjitha inceneritoret qe i jepte ere rryme qe ne 2016 pa marre asnje lek
    Apo edhe ky si ai kamarieri 20 vjecar i astirit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje