Naftëtarët e Ballshit të cilët ndodhen jashtë ambienteve ku po kryhet greva e urisë, i kanë kthyer një përgjigje kryeministrit Rama, i cili u bëri thirrje që të lënë grevën dhe të ulen për të negociuar.
Naftëtarët thanë se kryeministri është i mirëpritur në Ballsh për të negociuar me ta, por që nuk do të dalin nga greva deri në momentin që do të ketë një zgjidhje konkrete për hallin e tyre, të pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në uzinën e naftës në Ballsh.
“Jemi në grevë urie për bukën e gojës, për pagat, nuk jemi as politike. Këtu nuk ka politikë në grevën e urisë.
Kryeministrin e përgëzojmë, të vijë kryeministri të ulemi dhe të negociojmë, ne duam djersën tonë nuk duam lëmoshë. Të rrijë burri me 200 lekë në xhep është gjynah. Ne jemi të gatshëm në çdo kohë që të negociojmë se po luftojmë për gjëra bazike. Kryeministri i bëj një pyetje se është familjar vetë. A lihen fëmijët 1 vit pa bukë të dalin të vjedhin e të bëjnë krime. Kryeministri të vijë është i mirëpritur.
Greva nuk ndërpritet se jemi të zhgënjyer nga Kryeministri, në qoftë se ai është burrë, të vijë këtu të firmosim dokumentet dhe ne dalim nga greva e urisë”, tha njëri nga mbështetësit e naftëtarët.
Ndërkohë që një naftëtar tjetër ka thënë se nëse nuk do të marrin një zgjidhje konkrete nuk kanë ndërmend që ta ndërpresin grevën e urisë.
“Jemi shumë të indinjuar nga gjendja e grave që ndodhen në grevën e urisë. Është rasti i dytë në Evropë nga ’97 që kërkojnë të drejtat.
Pse duhet të presë unë ca thotë kryeministri ndërkohë që ne jemi pa bukë. Këto janë nëna, kanë lënë fëmijët, burrat dhe janë futur në grevë për bukën e gojës.
Mallaksatra po vuan për bukë, të urdhërojë bujrëm në Ballsh, të na japë rrogat e prapambetura, të na japë zgjidhje.
Ai në kabinetin e tij ka më shumë femra, të na sjellë Ballukun Le të vijë kryeministri të na japë lekët e prapambetura. Ti japë zgjidhje emergjencës tonë”, tha një tjetër naftëtar.
Naftëtarët e dinë që janë pushuar nga puna që prej 5 vitesh, dhe hiqen sikur kan punuar dhe duan të rifillojn punën. ç’na polli
Kontraten me ke e bete o zotrinj ???????
Ironia SHqiptare! Ne s’kemi idene e shtetit dhe duam Europe! Rama s’ka lidhje me ta! Nuk ju jep rrogen shteti! E kane me privatin dhe gjykaten!
Prisni te shesim drogen or te uruar
Zoti Kryeminister, po con vendin dhe ekonomine per lesh. Pse duhet qeveria te paguaj per privatin !? Perse qeveria paguan me parate e taksapaguesve ,ndertimin e shtepive te reja pas termetit. Perse qeveria ndimon futbollin ne se eshte me humbje?! Çfare po bene Zoti Rama ? Kerkone te na ktheshe perseri socializmin totolitare. Çfare kerkojne prej teje naftetaret. Leri ti zhgjidhin problemet me ata qe kane bere kontraten. Ti zoti kryeminister nuk duhet te behesh bujare me parate e taksave. Kjo eshte korrupsion. Neser mundet qe bankat te mos pergjigjen dote klienteve dhe ju Z. Kryeminister , me parate e taksave , do mbushesh vrimat e bankave?!
Sinqerisht me vjen keq per naftetaret. Jetoj prej tridhjetvjetesh ne disa nga vendet me te zhvilluara te botes dhe besoj qe studimet dhe eksperiencat e mija te punes me lejojne te shprehe ndonji opinion. Shqiptaret duhet te kuptojne se nuk mund te jetohet ne nje vend kapitalist me mendesi te diktatures komuniste.Cdo qytetare eshte i lire ne iniciativa ekonomike sipa ligjeve ne fuqi dhe qeveria ben rregullatorin e pergjithshem por nuk mund te vendose mbi privatin.Punetoret duhet te organizohen ne sindikata te verteta sepse kur jane se bashku fjala e tyre akumulon peshe .Si ka mundesi qe kane pritur kaq shume kohe pa bllokuar e “pushtuar” uzinen por kane pritur kaq gjate deri ne kete moment qe sot vlera e naftes eshte gati zero .Po te ishin ne Amerike,Angli apo Gjermani as qe do te jua varte kush (ndoshta do te ju dergonin policine per ti hedhe ne rruge) apo nje ndonji vend tjeter me te “bute ” si Italia thjesht do te kishin bere nja dy tre mbledhje sa per sy faqe per te mos humbur votat por asnje lek. Shqiptaret duhet ta kuptojne se kapitalizmi ka ligjet e veta dhe eshte e mjere ata qe nuk i kuptojne.
Shqiptaret nuk kane kuptuar akoma se si te bejne shtet.
Kur nje firme nuk paguan rrogat apo mbetet debitor, atehere shteti dergon nje ekonomist te vetin dhe ai shikon se ku i ka parate firma dhe ne mundesi ja merr dhe kryen likuidimet. Ne rast se firma i fsheh parate, atehere e arrestojne dhe e nxjerrin para gjyqit sic nxorren ne Gjermani pronarin Schlecker.
Dhe ne fund i konfiskojne gjithshka deri edhe shtepine dhe orendite brenda.
Tani i ka permbushur shteti keto detyrime?.
Ne rast se jo, kjo do te thote qe shteti i ka duart te ngjyera ne korrupsion, prandaj nuk e ka bere.