Vetëm 18 vjeç dhe bën mrekullinë: Adopton 14 jetimë afrikanë

19 Tetor 2020, 10:53Bota TEMA

Një grua e re britanike është bërë mama e 14 fëmijëve nga Tanzania. Letty McMaster, ishte vetëm 18 vjeç kur shkoi një udhëtim njëmujor vullnetar në një jetimore në Afrikë që i ndryshoi jetën përgjithmonë.

Ajo adoptoi 14 jetimë nga Tanzania. Tani, shtatë vite më vonë, ajo jeton me fëmijët pasi u bë kujdestare ligjore për të gjithë.

Ajo shprehu se fëmijët po abuzoheshin fizikisht dhe mendërisht, duke pretenduar se stafi i ushqente fëmijët vetëm një herë në ditë dhe futi në xhep para të dhuruara për shkollim nga turistët.

“Këta fëmijë janë gjithë jeta ime, unë i rrit të gjithë vetë dhe ata më mbajnë larg mërzitjes. Gjithmonë e kisha në mendje që doja të ndihmoja fëmijët e rrugës, në mënyrë që familja dhe miqtë e mi të mos befasoheshin, por kurrë nuk prisja të bëja gjithë këtë,” tha ajo.

2 komente në “Vetëm 18 vjeç dhe bën mrekullinë: Adopton 14 jetimë afrikanë”

  1. ... says:

    Kjo e bën për dukje – është e rrezikshme!!!
    shumë të sëmurë zgjedhin të bëjnë bamirësin për të fshehur pisllëkun përbrenda

  2. ... says:

    Kjo e bën për dukje – është e rrezikshme!!!
    shumë të sëmurë zgjedhin të bëjnë bamirësin për të fshehur pisllëkun përbrenda
    ja ta lexoj pak kët gocë në youtube

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje