Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se spitalet dhe pavijonet e terapisë intensive janë pranë tejkalimit të kapaciteteve në “shumë shtete”, teksa rastet me coronavirus vazhdojnë të shtohen në Europë.
Në të gjithë kontinentin janë vendosur masa kufizuese teksa vendet tentojnë të frenojnë valën e dytë të virusit, e cila po sjell shifra infektimesh rekord.
Europa ka regjistruar mbi 8.2 milionë të infektuar që prej fillimit të pandemisë, ndërsa mbi 258 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19.
Franca ka vendosur ndalimin e qarkullimit në disa qytete, masë e cila kufizon të paktën 46 milionë banorë.
Në Gjermani janë regjistruar më shumë se 10 mijë viktima nga virusi. Edhe në Europën lindore janë vënë disa masa të reja kufizuese. Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka rezultuar pozitiv me coronavirus gjatë së shtunës.
“Shumë shtete po shohin një rritje eksponenciale të rasteve me COVID-19 dhe kjo ka bërë që spitalet dhe pavijonet e terapisë intensive të jenë pranë maksimumit të kapacitetit dhe jemi ende në tetor”, tha Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH.
Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një shifër rekord me 83.010 raste të reja gjatë se premtes.
Europa në karantinë
Franca ka ndaluar qarkullimin e lëvizjes nga ora 9 e darkës deri në 6 të mëngjesit.
Qindra të rinj janë përplasur me policinë në Napoli teksa protestonin masat e reja kufizuese.
Përveç Napolit, oraret e qarkullimit janë kufizuar edhe në Lacio, rajonin e Romës, Lombardi dhe Milano.
Po ashtu edhe në Athinë dhe Selanik nuk do të lejohet lëvizja në mbrëmje duke filluar nga e shtuna.
Kjo esht fushat per te tmerruar njerezimin. Se di se cbehet ne Europe, po ne Toronto psh ne kanada e di se vec 1 spital esht per te shtuar kush semuret rende me covid, dhe 30 spitalit e tjera Jane bosh, dhe vec defjon u mbushen shteterit. Si u mbushen Kur ke 30 spital bosh ne nje qytet 6 million banore. Nga gripi ketu do kemi me shume paciente se ckemi nga covid. Por vec covid defjon ne lajme asgje tjeter. Vec terror qe te marrim vaksinat e ktyre bqirave