Franca dëbon familjen boshnjake që rrahu dhe i qethi flokët vajzës sepse... dashuronte një serb

24 Tetor 2020, 17:14Bota TEMA

Autoritetet franceze kanë dëbuar një familje nga Bosnja dhe Hercegovina pasi ata kishin rrahur vajzën e tyre dhe ia kishin qethur flokët vetëm për shkak të vendimit të saj, që të martohej me një serb. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme Franceze, njoftoi Reuters.

Në komunikatën e ministrisë thuhet se pesë anëtarë të familjes së vajzës, të cilët jetonin në qytetin lindor të Besancon, u deportuan në Sarajevë këtë mëngjes, më 24 tetor.

“Ky dëbim nga territori kombëtar është pasojë e sjelljes së papranueshme të familjes në gusht të këtij viti, përkatësisht rrahjes dhe rruajtjes së flokëve të një vajze që ishte e dashuruar me një të ri serb, një person i një feje tjetër,” sqaroj ministria.

Deklarata shton se vajza e mitur do të mbetet nën përkujdesje të shërbimit social dhe pasi të mbushë moshën madhore, ajo do të fitojë të drejtën e qëndrimit në Francë.

Mediat franceze njoftuan në gusht të këtij viti se familja boshnajke Zairoviç kishte rrahur një vajzë myslimane 17-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ia kishte rruar flokët vetëm sepse ajo dëshironte të martohej me një serb 20-vjeçar.

7 komente në “Franca dëbon familjen boshnjake që rrahu dhe i qethi flokët vajzës sepse… dashuronte një serb”

  1. Ak47 says:

    F. U France! Plazhiste plake. Vazhdon linja antimyslymane Jo me ligj dhe duke mbajtur boshtin ruso-serbo ortodoks thjeshte per ca vota me teper nga neofashistet. Turp per Francen e iluminizmit dhe te drejtave njerezore. Komb I degjeneruar perfundimisht. F. Again!

    1. F.K says:

      Të kishte fituar le pen do ishte më mire, pastronte Francën nga halet otomano-arabe

    2. abc says:

      Kallamin bithve dhe shqelmin jashte Europes, kush nuk bindet me Demokracin dhe Tolerancen e Qyteterimit Europian.

    3. abc says:

      O A-kar, problemi i familjes Boshnjake nuk ishte sepse ishte Serb, por sepse vajza musulmane dashuroj nje te Krishtere.
      Islamiku eshte ne fillim Musulman i devotshem, pastaj Patriot, keto jan rregullat e “lojes” sipas Karunit.

  2. Adi says:

    Une jam dakord me ty qe mbajne anen e ruseve dhe serbeve ne shume ceshtje, dhe shpesh ka qene ne demin tone si shqiptare, por ne kete rast kane te drejte pikerisht per shkak te te drejtave njerezore dhe iluminizmit, Nuk ke te drejte te vendosesh se me ke shoqerohet vajza apo djali yt se nuk jane prone e jotja, dhe aq me pak ti rrahesh e qethesh. Eshte shume e thjesht nese nuk te pelqejne keto politika te Frances mos shko te jetosh atje, Ti apo kushdo qe mendon ndryshe prej tyre. Prindi nuk eshte skllavopronar, eshte prind dhe cdo njeri ka te drejte te beje zgjedhjet e veta brenda kufinjve ku nuk cenon lirine e tjetrit, keto jane vlerat e demokracive perendimore, nese nuk te pelqen rri aty ky je dhe mos shko te imponosh vlera qe bien ne kundershim me nje vend qe udhehiqet nga institucione laike.

  3. koqe zi says:

    Te drejte ka pasur familja boshnjake
    Ajo nuk duhet te ngaterrohet me nje qe flet gjuhen e saj
    por me nje arab nga magrebi, dmth evgjit algjerie, tunizie apo maroku
    Gabim qe i kthyen ne Bosnje, duhet ti kishin kthyer ne marok

    1. Albano Kratia says:

      Nga e di ti jevg qe eshte per arsye fetare dhe jo etnike?

      Te dashurohet me ata qe i.kane vrare dhe prere??

      Me mire me nje maroken sesa nje robqir serv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje