FOTOT/ "Jo diktaturës shëndetësore": Qindra protestues përplasen me policinë në Romë

25 Tetor 2020, 10:46Bota TEMA
FOTOT/ "Jo diktaturës shëndetësore": Qindra protestues

Jo vetëm në Napoli, por edhe në Romë po kundërshtohet vendimi i autoriteteve për të vendosur ndalim qarkullimin deri në orët e para të mëngjesit, masa të ndërmarra për të mos lejuar rritjen e rasteve me coronavirus.

Përplasje u regjistruan në orët e vona të së shtunës në kryeqytetin Italian mes policisë dhe mbështetësve të ekstremit të djathtë, të cilët u përpoqën të thyenin rregullat e ndalimqarkullimit.

Me qindra përkrahës të Forza Nuova u mblodhën në sheshin kryesor gjatë mesnatës.

Demonstruesit hodhën shishe dhe fishekzjarrë kundrejt forcave policore, që u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Gjatë trazirave ju vu flaka koshave të plehrave, ndërsa disa persona u ndaluan.

Duke brohoritur parullën ‘jo diktaturës shëndetësore’, protestuesit më pas u shpërndanë duke ju drejtuar sheshit  Flaminio.

Gjatë të shtunës, Italia regjistroi një tjetër rekord të të infektuarve me Covid-19, rreth 19.644 raste të reja, ndërsa qeveria është duke konsideruar ndërmarrjen e kufizimeve të tjera, duke përfshirë mbylljen herët të bareve dhe restoranteve, në mënyrë që vendi të mos përjetojë të njëjtën situatë sikundër gjatë pranverës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje