Përplasja Francë-Turqi: Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

25 Tetor 2020, 09:15Bota TEMA
Përplasja Francë-Turqi: Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

Deklaratat e ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i kanë rritur tensionet mes Turqisë dhe Francës. Si pasojë Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia. Presidenti Macron e argumentoi këtë hap me sulmet e presidentit turk. Deklaratat e tij janë të “papranueshme”, u shpreh presidenca franceze për agjencinë AFP. Ambasadori u tërhoq për këshillime me presidentin. Me këtë synohet të dërgohet “një sinjal i fortë” drejt Ankarasë, u tha.” Humbja e masës dhe pagdhendshmëria nuk janë metoda”, theksohet nga presidenca franceze. Erdogan duhet të ndryshojë kursin e tij politik, sepse “ai është në çdo kuptim i rrezikshëm”.

Fyerjet personale të Erdoganit

Të shtunën (24.10) në një kongres të partisë së tij, AKP në Kayseri në Anadollinë Qendrore, Erdogan bëri fjalë për “shenja shqetësuese të rritjes së armiqësisë kundër islamit në Europë”. Si shembull ai ndër të tjera mori edhe presidentin Macron, që pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty para një javë i shpalli luftë islamizmit radikal në Francë. Paty u vra nga një nxënës me rrënjë ruso-çeçene, pasi kishte treguar në orën e mësimit për të ilustruar temën e lirisë së mendimit karikaturat e profetit Mohamed.

Macron kishte thënë në ceremoninë e përshpirtshme për mësuesin të mërkurën, se “ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe skicat”. Pas sulmit vdekjeprurës kundër mësuesit, autoritetet franceze kanë ndërmarrë disa aksione kundër shoqatave të dyshuara se i përkasin spektrit islamist apo janë të afërta me të. Atentatori vetë u qëllua pak pas vrasjes së mësuesit.

Erdogan nuk e la tek këto akuza, por vazhdoi me tone personale. “Çfarë problemi ka ky person me emrin Macron me islamin dhe myslimanët”, pyeti Erdogan në kongres. Macron duhet “të kontrollojë gjendjen e tij mendore”, shtoi Erdogan. Homologu i tij nuk e kupton lirinë e fesë.

Marrëdhënie të vështira Francë-Turqi

Marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë janë ftohur edhe për shkak të temave të tjera: Macron e akuzon presidentin Erdogan për përzierje masive në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorni-Karabakut, që ka disa javë që ka shpërthyer. Sipas Macron, Ankaraja zhvendos luftëtarë xhihadistë nga Siria për të mbështetur Azerbajxhanin.

Edhe në konfliktin për kërkimet për gaz në Detin Mesdhe, Macron ka dërguar paralajmërime ndaj Erdoganit. Franca përforcoi mbështetjen për Greqinë dhe Qipron duke ofruar edhe prezencën e saj ushtarakë në rajonin detar.(dw)

4 komente në “Përplasja Francë-Turqi: Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja”

  1. AC/DC says:

    Deklaratat e ashpra????!!!! Po kush e rru erdoganin ça thote erdogani. Deklarata tipike idioteske te by*** engritsve, si sadami,kadafi apo hoxha i albanistanasve qe me deklarata te.mbysin por kur vjen puna te lufta fillojne e falen alllahut dhe te lepijen jo vetem ça kane peshtyre por dhe çdo lloj kembe,by*** e apo erdogani. Rrace muti

    1. t says:

      mos u merzit AC/DC, se erdogani se rruan fare per ty dhe Janullen. dhe jo vetem tja rruani po edhe tja lepini te tera/

    2. SkenderbeDrangoi says:

      O kelysh i bu..ces vllehe te greqizuar ( grek nuk do te te them , helen jo e jo sepse nuk behesh kurr).

      Pse vjen dhe komenton ketu?

      Ti e di shune mire qe do shahesh nga robt, Shqiptaret do te te kujtojne kohrat kur gjysherit e tu ishin skllever te tyre etj.

      Je mazokist?? Do ta hash ne byth???

      Per ceshtje lufte, Shqiptaret ja kane shkerdhy nenes asaj qe sot quhet Greqi per nja 700 vite, por myslimanet Shqiptare ishin tmerri i madh.

      Sa per Enver Hoxhen, e kishte frike tere Ballkank dhe respektohej ne gjithe boten.

      Nje konflikt pati me neo greket, ne 1949 dhe ja shkerdheu mire marmitat.

      Edhe ne 1973 Junta u struk dhe kerkoi falje mbas kercenimeve te Enverit.

      Sa per Erdoganin, eshte cfare eshte ai, Greqise ja shkerdhen jajane vetem me policine e Stambollit.

  2. Zaho says:

    Macron terhoqi ambasadorin edhe ne Itali se i thane nje te vertete ,shtypte monedhat e dosa vendere afrikane duke u pasuruar ,kujton se Franca eshte superfuqi harron qe i vetem ska fituar asnje lufte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje