Zëvendëson Kardashianët? Netflix serial-dokumentar për familjen e famshme Beckham

31 Tetor 2020, 20:30Lifestyle TEMA

Duket se familja Beckham do të zëvendësojë reality shown-n e famshëm “Keeping Up with the Kardashian”.

The Sun raporton se David dhe Victoria Beckham kanë rënë dakord me Netflix për realizimin e një seriali-dokumentar, ku do të shpaloset karriera dhe jeta e familjes Beckham.

Lajmi nuk është konfirmuar nga asnjëra palë, megjithatë thashethemet e tabloideve britanike nuk janë hedhur poshtë.

Dokumentari, do të “investigojë” në arkivat e familjes, kryesisht fotot dhe kujtimet personale nga karriera e David Beckham, marrëdhënia e tij me bashkëshorten Victoria dhe katër fëmijët e tyre.

Thuhet se një ekip xhirimi do të ndjekë David teksa mbikëqyr bizneset, eventet e bamirësive dhe jetën e tij familjare.

1 komente në “Zëvendëson Kardashianët? Netflix serial-dokumentar për familjen e famshme Beckham”

  1. KAR-DASH-IANET says:

    Ne hale vafshin kervat e “shquara”
    Shpejt u kujtuan.
    Familja Beckham eshte e njohur ne futboll e ne fushen e modes ndrsa Kar-dash-ianet ne sportet e “veshtira” te daljes me by…e zbuluar, te ngritjes se kembeve perpjete e te thyerjes se hunjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje