FOTO: Kjo është policja shqiptare që u përball me terroristët e ISIS në Vjenë, mbesa e ambasadorit të Kosovës në Gjermani

3 Nëntor 2020, 15:28Kronika TEMA

Kjo është Doruntina Miroci, vajza shqiptare e cila ishte pjesë e forcave policore austriake që luftuan mbrëmjen e djeshme kundër terroristëve të ISIS.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj i cili ka zbuluar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë luftoi kundër sulmeve të tmershme terroriste.

Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.

Sulmi terrorist ndodhi një natë më parë, në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë. Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie.

Sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase, ndërkohë që vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se pas tij fshihet një grup terroristësh.

2 komente në “FOTO: Kjo është policja shqiptare që u përball me terroristët e ISIS në Vjenë, mbesa e ambasadorit të Kosovës në Gjermani”

  1. Zeni says:

    LEJINI ME PERRALLAT OOOO
    LEJINI ME SE KA SHKU ME KOH KU SMAN MO
    KY ESHTE MOMENT I FUNDIT KUR MUND TE REAGOJME
    PO PRITEM EDHE 5 VJET NA VUNE POSHTE MJEKRROSHAT

  2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Me ne fund nje lajm i mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje