“Hakerat rusë dhe koreano-veriorë sulmuan kompanitë e vaksinave”

13 Nëntor 2020, 19:34Hi-Tech TEMA

Microsoft ka denoncuar ditët e fundit tentativat e disa hakerave rusë dhe koreano-veriorë për të sulmuar faqet e kompanive kryesore që po punojnë për zhvillimin e vaksinës anti-Covid.

Sipas Microsoft, këta hakera të mbështetur nga strukturat shtetërore përkatëse kanë tentuar të vjedhin të dhëna të vyera rreth vaksinës kundër Covid-19.

Kolosi i web ka identifikuar disa grupe piratësh informatikë që kishin si objektiva kompani në Kanada, Francë, Indi, Kore e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas tij pjesa më e madhe e këtyre sulmeve nuk kanë pasur sukses.

1 komente në ““Hakerat rusë dhe koreano-veriorë sulmuan kompanitë e vaksinave””

  1. Mandravellua says:

    O te qifsha….. “kolosin”….
    U futen ne sistem adoleshentet, me nje kompjuter nga garazhi, dhe tallin bythen me antiviruset e “kolosit” …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje