Një shtamë e re koronavirusi mund të vijë nga kafshët e tjera, si minjtë dhe qelbësit. Është ky paralajmërimi i një eksperti. Sipas Sir Jeremy Farrar, drejtues i Wellcome Trust, virusi mund të kthehet në vitet e ardhshme tek njerëzit.
Komentet e tij u bënë për shkak të shqetësimeve të evoluimit të virusit tek nuselalet.
Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se transmetimi i sëmundjeve nga kjo kafshë tek njeriu mund të ndodhë. Në një raport tjetër ngrihet shqetësimi nëse format e ndryshme të virusit mund të pengojnë efektivitetin e trajtimit nga vaksina.
“Edhe pse rreziku është ende i ulët, është e rëndësishme që njerëzit të shmangin kontaktin e afërt me nuselalet”, tha drejtuesi i Autoritetit Europian për Sigurinë Ushqimore, Nikolaus Kriz.
Ai shtoi se duhen marrë masa shtesë për survejimin për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të shtamës së re që u gjet të kafshët në Danimarkë.
Javën e kaluar shkencëtarët në Danimarkë ngritën shqetësimin për mutacionin që gjetën tek nuselalet e rritura në fermë që sipas tyre mund të cënojë eficencën e vaksinës.
Më shumë se 200 persona janë infektuar me mutacionin e ri të virusit në Danimarkë. Autoritetet atje morën masa dhe vranë me miliona nuselalë.
Shyqyr qe e kapen ne kohe me kete lajm,doktor/ profesor Artan fugen,Akademik i shkencave ne Shqiperine e çuditeshme,.Po i lonte fiqiri i kokes me “psene” e korones qe nuk kalon te kafshet.
“Ajo që unë nuk arrij të kuptoj është se si covid19 kap njeriun, dhe asnjë tjetër qënie të gjallë ose vegjetacion. Kjo ma heq trurin”