FAKSIMILE: Miratohen zyrtarisht masat e reja anti-Covid, ja tre pikat kryesore

17 Nëntor 2020, 18:13Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka firmosur zyrtarisht urdhrin për ndalimin e ceremonive.

Pas vendimit të Komitetit Teknik që ndalon dasmat dhe ceremonitë mortore përtej familjare, ajo ka firmosur urdhrin për ndalimin e grumbullimit në vende të mbyllura apo të hapura.

“Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona të vende të mbyllura apo të hapira, konferencat, tubimet, mbledhjet partia, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore deri në një urdhër të dytë”, thuhet në vendimin e ministres, nr. 5139.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe është publikuar në Fletore Zyrtare, çka do të thotë se zbatimi i tij ka hyrë në fuqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje