Mjeku ndërron jetë nga Covid tek infektivi, Manastirliu: Doktor Ilirjani nuk ia doli, humbje e madhe për të gjithë ne

17 Nëntor 2020, 10:48Sociale TEMA

Bluzat e bardha kane humbur nje tjeter koleg te tyre në betejën kundër koronavirusit.

Mjeku Ilirjan Daçi, mjek i spitalit infektiv ka ndërruar jetë nga COVID 19 duke mos mundur t’ia dale, me gjithe kujdesin e mjekeve.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një postimi në Facebook, ajo shpreh ngushëllimet familjarëve.

Postimi i plotë i Manastirliut:

Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.

Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.

E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne.

Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.

U prehsh në paqe dr. Draçi. Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë bashkë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje