Shqipëria në 24 orë: 8 humbje jete nga Covid dhe 602 të infektruar. Shkon në 631 numri i viktimave

16 Nëntor 2020, 16:50Sociale TEMA
Shqipëria në 24 orë: 8 humbje jete nga Covid dhe 602 të

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 8 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa 602 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit.

Viktimat janë një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi.

Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve të evidentuara me Covid-19 gjatë 24 orëve është si vijon: 249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet, 12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të respektojnë në çdo moment rregullat për parandalimin e SARS COV2, të mbajnë maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, të respektojnë distancimin fizik duke shmangur grumbullimet dhe të kudjesen për higjenën vetjake.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2241 testime, prej të cilave 155 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 602 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje,

30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat,

20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet,

12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër,

3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor.  13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (16 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         602

Të shëruar ne 24 orë                                      564

Të shtruar në spitale                                       406

Humbje jete në 24 orë                                  8

Testime ditore                                                  2,241

Testime totale              157,891

Raste pozitive                       28,432

Raste të shëruara               13,453

Raste Aktive                           14,348

Humbje jete                            631

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  6890

Durrës                  1164

Fier                         1122

Korçë                     846

Shkodër                836

Elbasan                  785

Vlorë                650

Lezhë                     633

Berat                 454

Gjirokastër           467

Kukës                      358

Dibër                 143

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje