Nga Flutura Açka
Është mëngjes vjeshte dhe të gjelbrën janë duke e zënë ethet vjeshtës. Tek zbres shkallët e “Kullës së Arnueme” të Mrizit për në sallën e mëngjesit dhe jam duke vënë ca autografë të librit tim për stafin që endet rrotull me një rregullsi orej koshereje, ndesh me një çift të ri të huajsh që ndalin e hapat dhe më pyesin.
Fëmija në karrocëzën që shtyjnë, i cili – për shkak se i kishim dhomat ngjitur – ka qarë gjithë natën, tani buzëqesh si një diell i vogël. Janë izraelitë, që në këto ditë pandemie që po na bën të flasim me vete, kanë gjetur kohën më të përshtatshme të vizitojnë botën.
Më pyesin se çfarë mund të vizitojnë rrotull Fishtës, Zadrimës e Lezhës. Eh, ka aq shumë, sa do të duhen ditë! Djaloshi, babai, kur zëmë e flasim për shkrimtarët më rrëfen se ka qenë në luftën me Libanin miku i ngushtë me Urin, djalin e shkrimtarit të njohur izraelit David Grossman, i cili u vra ditën e fundit të luftës, ndërsa i ati shkruante kapitullin e fundit të romanit të tij, ku përshkruante një nënë që endej botës ngaqë druhej se lajmi i vrasjes së të birit do ta gjente në shtëpi.
Në bisedë e sipër, i pata folur për fshatin Krajen, për poçerinë e Vasilit dhe se për të shkruar atje mund të ecje nëpër rrugën e fshatit që qëndisej në të dy anët e saj nga pemë frutore nga më të çuditshmet që kisha parë nëpër udhëtime e mia nëpër Shqipëri. Emrat nuk ua dija atyre frutave, por vjeshta që i bën trungjet në ngjyra gati violet dhe frutat shpesh me ngjyrë blu.
Kush nuk i beson këto radhë, le të shkojë asaj rruge në vjeshtë të dytë, por natyrisht të marrë ca edhe nga dashuria ime për ato vise e t’i shohë me syrin tim. Atje kam qenë edhe me tim bir, tek ia bëja të dashur Shqipërinë.
Nuk kaloi as ndonja gjysmë ore dhe tek hyja në poçerinë e Vasilit – ku, a thua bëj ndonjë pabesi po të mos e vizitoj sa herë shkel atyre anëve – ndesha sërish me çiftin e ri.
Vasil Kukaj, poçeri, një mik i im i hershëm, doli krahëhapur si përherë dhe ne u ulëm të gjithë bashkë në oborr dhe ndërsa i vija autografin e librit tim të ri, Vasili u përlot. Babai izraelit që kujdesej për të birin, i cili tashmë e kishte marë mbarë zvarritjen në oborr, u trondit kur i shpjegova titullin dhe natyrën e librit dhe historinë e rrëfimit tim.
Por, pa mbaruar ende mirë frazën, ai vuri duart në kokë dhe nisi të qante dhe në lot na rrëfeu se edhe i biri – ai vogëlush që sillej zvarrë në këmbët tona – e kishte emrin “Biri”. Po Biri shqiptohej, edhe pse shkruhej Beri. Ne heshtëm për një hop të gjatë të gjithë në lot, derisa u shfaj Jana dhe mamaja e B(e)irit për të na shkundur.
E ëma pati të gjithë dashurinë e botës, që edhe në kushtet e koronavirusit është të luaja dhe të argëtohesha gjatë me B(e)irin, vogëlushi që një natë më parë e kishte trandur gjumin tim me të qarën e tij, ndoshta për të më kujtuar netët e mia të dikurshme. Mezi u ndamë, por duhej të ndaheshim. Unë bleva një dhuratë të vogël për vogëlushin që ta merrte me vete, dhe ata morën një kopje të librit tim si kujtim.
Dashuria e bën botën të afërt dhe vetveten edhe më të madhe se sa e përfytyrojmë ne. Mjafton të ndjekim shenjat e dashura dhe ta pranojmë se jeta përfshin edhe format më të panjohura që shpesh na befasojnë me mirakandjen e tyre tek shfaqen befas.
Sa herë shkoj te Mrizi, unë shkoj edhe në Krajen dhe blej diçka. Në këto kohë të vështira artistë të tillë kanë nevojë të mbështeten, dhe ku më mirë se te mirësia jonë dhe respekti për artin e tyre. Unë e bëj shpesh, lutem ta bëni edhe ju… ju duhen vetëm pak minuta nga Mrizi në Krajen dhe do të shënoni një rrugëtim me shenjë të pashlyeshme.
Na shpife mero me kete dy gjinore me kete turinje qe trem e vlefshme pe hollwin pa maska
He mor Cufi, fatkeq per mendjen qe ke; fotua e dy zonjave eshte e bukur per thjeshtesine dhe miresine qe percjell.
Fatkeq, vertete…
si gjithmone shkrim i bukur zonja Açka
zoteria pa emer!? ky ishte nje shkim “doni ndonje gje per belulin”
Vasil ????? Se kam ndesh ndonjehere ne ate zone 100% katolike
Vasili eshte vertet artist. Dashuria per vendlindjen e ktheu nga Italia dhe puna artizabale qe ai ben eshte mjaft e bukur. Emrin ja vuri gjyshi i tij per nje arsye teper te vecante. Per ta mesuar mund te kalosh andej dhe ta pyesesh vete Vasilin. Une nuk ngurova ta takoj megjithese jam larg nga Shqiperia.
Njerez si Vasili duhen perjrahur sa me shume edhe nga shteti.
Mos u habit Nikolin….!
Ka sa te duash emra Vasil ne zonat katolike Shkoder -Lezhe.
Shkrim i bukur. Urime autores.
Sa bukur e ke shkruar!!
Bukur shume, pershkrim i thjeshte, emancipues.
Shkrim zemre, fjale shpirti..
Te shprehesh dhimbjen eshte nje mjet qe ta mposhtesh ate. Por te perfitosh prej saj une e quaj diçka te ulet. Kjo gazete nuk eshte zyra e fushates se Açkes per librin e saj. Qe e shperndaka me autograf majtas djarhtas duke u plasur ne surrat te njohurve a te panjohurve problemet e saj.
Dhe fotot do bente mire t i k8shte mbajtur per vete, pasi tregon qe asgje nuk eshte spontane por e programuar. Nje dokumentar i paramenduar. Ka te drejten e vet ta beje. Por te pakten, ajo, ose redaksia, duhet te fshihnin fytyren e fenijes se mitur.
Dhe nje pyetje tjeter qe me lind: a u mori autorizim izraelianeve (jo izraeliteve, po açka kaq di) per publikimin e ketyre fotove? Po sikur ata mos donin te shpallnin publikisht pranine e tyre ne Shqiperi?
Një reportazh jetësor, real, i mrekullueshëm.
Të lumtë zonjë.
Sikur ta kishe zgjatur edhe më, mendoj, do të ishte ndofta edhe më i plotë. Gjithsesi, ke shkruajtur natyrshëm dhe rrjedhshëm.
Kënaqësi që edhe në ditët e sotme, lexon me ëndje letërsi të vërtetë.
Me shumë konsideratë.
“.. fai i cazzi tuoi….
Nje tregim i gdhendur bukur, i “shkruar ne balte te pjekur”.
…Doni me per Belulin? …per Belul Gjeraqinen e kishim fjalen !
Duata lexoj librin e Z. Acka . Mundesisht jepni emailin tim : [email protected] . Illo
Eh moj Flutura “shkrimtare” qe ne nje fjali te vetme rreshton 71 fjale! Nuk thua qe shkova dhe hengra ndonje darke qyl dhe mora ndonje send me vete ne kembim te librave te tua surrugato.
Eshte vertet gallate me ty moj Flutura, qe kerkon te marresh vemendjen e Helenes se Trojes. Ti Futura, qe ngjet me fluturen insekt, vetem per fluturimet e tua te cakorduara per t’iu shmangur predatoreve, je nje placke e perdorur. Kesisoj luftrat behen per Helenat per te marre bukuri, flori, fame dhe pushtet, por jo per Fluturan tone, shemti, placke pa vlere Me vjene shume keq per zoterinjte e nderuar te zones sepse e meritojne te promovohen. Por kane gjetur insektin e gabuar.
Vetem per Vasilin qe nuk u fol ne kete artikull, apo eshte me dy pjese artikulli dhe te presim akoma,?! Fole per ciftin Izraelit dhe djalin e tyre te vogel; mire bere, fole per vete; eshte e kuptueshme. Po na thuaj nja dy fjali me shume per Vasilin dhe te vecantat e biznnesit, karakterit dhe historise se Vasilit nese vertet doje te promovoje Vasilin dhe biznesin e tij. pertej faktin qe eshte pocar dhe doli me krahe hapur (tipike e nje shqiptari te dashur). Kur te besh kete atj po, te heq kalepen por deri ath ke shume pune per te bere se me shume me duket si artikull ‘doni me per Belulin”