Në Shqipëri, ka një ilaç gati magjik

16 Nëntor 2020, 10:42Sociale TEMA

Vitore Lufi ka distiluar raki për katër dekada në kopshtin e saj. Ky alkool, shumë i njohur në Shqipëri si edhe në vendet e tjera të Ballkanit ku njihet me emrin raki, bëhet në vjeshtë nga shumë familje.

Në Fishtë, në Veriun kodrinor të mbjellë me vreshta dhe ullinj, Vitore Lufi ka bërë raki që kur u martua 43 vjet më parë.

Me kostumin e saj tradicional, një përparëse me vija të kuqe dhe të bardha të veshura mbi pantallona, kjo nënë e pesë fëmijëve ndez flakët nën “kazanin” e saj, një kazan bakri i vjetër rreth dy shekuj. Brenda, tij gjendet rrushi varietetit autokton.

Në fund të një sistemi të distilimit, ata do të prodhojnë një raki të pastër rreth 20 gradë.
“Është koha e rakisë e cila mbart me vete lumturinë e takimit të gjithë njerëzve së bashku, përkundër këtij mjerimi pandemik,” thotë gjaahtëdhjetvjecarja.

Sipas statistikave zyrtare më shumë se 60% e shqiptarëve pinë rregullisht birrë, verë ose raki. Nga Veriu në Jug, shumë familje kultivojnë hardhi dhe prodhojnë verë dhe raki shtëpie.

“Rakia mban një vend të veçantë në stilin e jetës. Ajo shoqëron ceremonitë më të rëndësishme të ekzistencës, që nga lindjet deri tek funeralet përmes dasmave. Është simboli i mikpritjes, i ndarjes me të tjerët momente gëzimi por edhe i pakënaqësisë,” shpjegon Përparim Kabo, profesori i antropologjisë në Universitetin e Tiranës.

Ashtu si Vitore Lufi, e cila e mësoi artin e saj nga vjehrra dhe nga ana e saj ia mëson nuses së saj. Kështu kuptojmë se shumë gra krjojnë atë që është e kualifikuar si “pije burri” në një vend me tradita të forta patriarkale.

“Ato janë më të vëmendshme, kurrë nuk janë dehur si burrat dhe për ta provuar, shija duhet të jetë më delikate,” thotë duke qeshur Altin Prenga, 38 vjeç, pronar i një ferme-restoranti agroturizmi në Fishtë.

Pasi kishte punuar dhjetë vjet si kuzhinier në Itali, ai u kthye në vendin e tij dhe nga biznesi i tij mbajn shtëpitë 400 familje.

Ai tregon se rakinë që tregton e ka bërë nga gratë vendase. Më në jug, në Mirditë festojnë ditën e parë të rakisë, në momentin që nisin ta bëjnë.

“Do të ishte turp për një familje në rajon të mos kishte raki për t’i ofruar një miku “, thotë Fran Kaçorri, ish-agronom dhe pronar i këtyre bodrumeve të famshëm për verërat e tyre të eksportuara në Shtetet e Bashkuara, Gjermani ose Zvicër. por edhe për rakinë e tyre, të bëra në mënyrën e vjetër në enë të mëdha bakri.

Është një alkool i gjithanshëm, i cili është i dobishëm në të gjitha rrethanat. Në ilaçet popullore, bëhet kurë për të lehtësuar dhimbjet e fytit, përzihet me aspirinë kundër dhimbjeve të muskujve e të tjera.

“Në “doza shumë të ulta”, rakia ka “efekte magjike”, Servete Lohja, mjeke e përgjithshëm në Tiranë, duke përmendur “vetitë e tij relaksuese, kundër periudhave të dhimbshme ose stresit”.

Por ajo paralajmëron: “Është larg nga të qenit një ilaç që kuron Covid-19” i cili ka vrarë më shumë se 600 njerëz në vendin e vogël të Ballkanit me 2.8 milion banorë.

TV5Monde-SI

19 komente në “Në Shqipëri, ka një ilaç gati magjik”

  1. Ledio says:

    Ilac magjik ndoshta jo por qe ne doza te ulta ka studime qe lehteson qarkullimin e gjakut edhe ndihmon ne parandalimin e goditjeve ne zemer. Po e perseris ne doza te ulta se ne te kundert te mbyt qe nga stomaku, truri, melcia etje. Keshtu nqs nuk e kontrolloni dot dozen eshte me mire ti qendroni large. Gezuar edhe Zoti per te gjithe ne keto dite te veshtira.

  2. Olimpia says:

    Kacorri ….ish agronom….Mjere gazetaria…..kur behesh agronom,pra kur diplomohesh ,nuk mund te cbehesh me …..Dhe Kacorri qe d se meret me biznes te prodhimeve bujqesore, nuk eshte nje ,,ish,,por e kunderta ,nje agronom i afte dhe me pervoje. Urime per biznes in .Kaq per saktesi.Sikur mijra djem nga malesite te mos arratiseshin ne getot e Britanise per tu marre me pune te veshtire pa garanci apo me pune te dyshimta ,por te punonin ne vendlindjet e tyre sidomos ne blegtorine bio dhe agroturizem,do te siguronin nje jetese dinjitoze,si nga ana shpirterorf edhe nga ana materiale.Mjafton te kopjonin modelin zviceran ne prodhiminn e produkteve te qumeshtit te cilat i sjellin ketij vendi pak a shume 70 miliarde euro fatture finanziare…..

    1. Tetovari says:

      Bravo Olimpia, esht shum e vertet per Zvicren se jetoj qe 40vjet dhe blegtoria ka nji rol te madh, mbi 100mij familje arin te ardhura barbarta me ato puntor qe punojn neper ndermarje te ndryshme. Tfl mir mbeç

  3. D... says:

    Rrofte rakia…. dhe zakonet shqiptare (pa e tepruar)

  4. sidomios rakia e cepanit te skraparit qe e pin meta dhe babamondi eshte ilaqi mo i mir shqyptar

    1. Ilir says:

      Obobobobobo… Larg larg se te merka me qafe! Prandaj qenka bere iliri si gaztor.

    2. taksidari says:

      Mendoj se pjesa:..ilaqi mo i mir shqyptar;duhet:ilaci me i mire shqiptar. Do te thonja dicka edhe per rakine,por meqe Prishta eshte pjese e kesaj zone,nuk po zgjatem. Faleminderit!

  5. Bazarhesap says:

    Rrofte rakia e Tatarve???

  6. Kristofor Kolombi says:

    Ç’te besh. Keni filluar ta beni Fishten e Gjergjit si Gjirokastren e Enverit. E çuditshme, ne Fishte paska edhe gra me pantallona qe pjekin raki pa u dehur. Thua te jene pantallona?

  7. qytetar i pa anshëm says:

    Këtë ilaç “magjik” më mirë e dinë pijetarët se sa kjo momja.
    MJAFT ME BUDALLËQE, O TEVEQELA

  8. Tajari says:

    Ne shqiperi ka vetem nje gje :KORRUPSION

  9. Nga praktika e njerezve me te motshem says:

    Ne raste te pezmatimit (inflamimit) te rrugeve te siperme te frymemarjes me shtrirje deri ne bronke , sic ndodh ne rastet gripale gjate dimerit ; per te hehtesuar kollitjen dhe per te nxitur pakesimin e mukusit dhe vetepastrimin e brendshem me kete menyre REFLEKTIVE , ne Dardhe te Korces dhe perreth perdorej raki e zier dy here nga kumbullat .
    Merret nje cope beze dhe mbi te vendoset i shkriftuar nje sasi lesh deleje por i pa lare nga yndyra e vet leshit qe quhet LANOLINE . Bezja perthyhet duke mbuluar kete sasi leshi , dhe te treja keto shtresime , per te qene si nje trup i vetem , duhet te qepen me dore me pak pe . Ne njeren ane te kesaj , e cila do te vendoset mbi lekuren pergjate mesit te gjokesit , sperkatet me raki , por me mire me ate raki qe njihet e vecuar si “balle kazani” , ose ndryshe e njohur si “pika e pare” . Kjo sasi e vogel rakije e mbledhur dhe e vecuar, sepse kjo nuk perdoret per tu pire nga njeriu , e cila vecohet qe ne fillimin e rrjedhjs te rakise gjate zjerrjes per heren e dyte . Kjo raki e vecuar , per shkak te permbajtjeve te disa kimikateve , vecanerisht te vajrave te berthamave te farave , duhet te vecohet . Kjo mundet te realizohet vetem nga kazane me tuba destilimi qe jane 100% prej bakeri .
    Ky lesh deleje i sperkatur me raki mbahet i vendosur mbi lekure vetem gjate nates , pra kohes se gjumit, dhe perseritet per pak dite deri sa frymemarja te ndihet e normalizuar .
    Kjo procedure reflektore me mbaresat nervore ka edhe emertim te vecante mjekesor . Pyetni mjekun tuaj .
    Mirepres komente nga profesionaliste te fushes se mjekesise APLIKATIVE.

    1. katarakti says:

      Ka shumê mundêsi qê metoda qê pêrshkruan ti tê jetê shumê efikase. Por leshin e palarê tê deles tê parêt tanê e kanê pêrdorur edhe duke e lagur me pak uthull. Dhe jepte rezultate edhe pêr mushkêritê, edhe nê rast ftohjeje. Njê beze me uthull psh u vihej nê ballê fêmijêve me temperaturê nê kohêrat kur nuk ekzistonin antibiotikêt. Si njê lloj mjekimi popullor. Dhe kishte rezultate mahnitêse.

      1. nga praktika... says:

        Po , zoteri ! Edhe uthulla perdoret ashtu si thua ti , pra per efekt te kundert , pra per te ulur temperaturen e trupit nepermjet siperfaqes ku vendoset , ndersa rakia “ngre” , permireson tonusin , pra ushqyshmerine e indeve te demtuar ne thellesi .
        Pervoja e me te motshmeve nuk duhet percmuar .

  10. taksidari says:

    Mendoj se pjesa:..”ilaqi mo i mir shqyptar;duhet”:ilaci me i mire shqiptar. Do te thonja dicka edhe per rakine,por meqe Prishta eshte pjese e kesaj zone,nuk po zgjatem,pra dakortesohem. Faleminderit!

  11. Tetovari says:

    Bravo Olimpia, esht shum e vertet per Zvicren se jetoj qe 40vjet dhe blegtoria ka nji rol te madh, mbi 100mij familje arin te ardhura barbarta me ato puntor qe punojn neper ndermarje te ndryshme. Tfl mir mbeç

  12. Lul karabushi says:

    Rakia ??? Pordhe me rigon , hashashi ….ilaci me i mir per shqipot , hashashi shqiptar 1-shi te tjerat jane gjepura …….hashash dhe buk that ..dhe u sherove , do te largoje mendjen nga 1001 gomarlleqe , nga politika , nga problemet , nga kusuret , nga hallet , madje do te rije dhe rocka pyke perpjet , nuk ulet rocka as me gojore ….mos haroni ……hashashi

  13. Cepani says:

    Po rakia behet ne Skrapar e Përmet o byrazer ku ke vajt në Mirdit per këtë reportazh me gjith respektin vaj mileti që të lexojm hajd gëzuar

  14. nga praktika... says:

    Po , zoteri ! Edhe uthulla perdoret ashtu si thua ti , pra per efekt te kundert , pra per te ulur temperaturen e trupit nepermjet siperfaqes ku vendoset , ndersa rakia “ngre” , permireson tonusin , pra ushqyshmerine e indeve te demtuar ne thellesi .
    Pervoja e me te motshmeve nuk duhet percmuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje