Manastirliu: Kemi fatalitetet më të ulëta në rajon për 1 mln banorë. Mjekët dhe infermierët kanë bërë më të mirën e tyre

15 Nëntor 2020, 12:42Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se situata epidemike në vend është delikate.

Në një deklaratë për mediat këtë të dielë,ajo tha se krahasim me vendet e rajonit, numri viktimave të shkaktuara nga koronavirusi për 1 milionë banorë është më i ulët.

“Situata epidemike në vend është delikate. Qytetarët kanë një rol thelbësor në këtë pandemi, të dalim fitues së bashku. Situata është e kontrolluar.

Rritja e qëndrueshme e rasteve karakterizon javën që mbyllim, por është një situatë kritike në raport me muajin e mëparshëm ku kemi dyfishim të rasteve. Nëse do të bënim një vlerësim sot, e dini që situata kërkon një analizë ditore.

Por ato që e matin në mënyrë më analitike janë incidenca dyjavore si dhe rastet e humbjes së jetëve. Shqipëria qëndron në një incidencë dy javore në 101 raste në krahasim me rajonin që është 1154 banorë.

Mjekët dhe infermierët kanë bërë më të mirën e tyre por nuk ja kanë dalë 612 qytetarë dhe nëse do të bënim një vlerësim të fataliteteve për 1 mln banorë, vendi ynë qëndron në 26 humbje jete ndërsa në rajon është 31.5.

Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektimit, ato aktive ku 76 % rezultojnë të jenë vatra familjare. Dua të vendos theksin në rëndësinë e rolit që ka çdo qytetar në këtë moment” – tha Manastirliu.

3 komente në “Manastirliu: Kemi fatalitetet më të ulëta në rajon për 1 mln banorë. Mjekët dhe infermierët kanë bërë më të mirën e tyre”

  1. Ah ky COVID i flamosur says:

    E nderuar Zonja Ministre?
    A mendoni se ne statistiken qe jepni jane futur te gjitha viktimat e COVID?
    Per te mund tu shtruar ne spital duhet pergjigja pozitive e tamponit e cila ne keto momente vonon mesatarisht 1 muaj e Covidit nuk i duhen me shume se 1-2 jave per te bere te veten.
    Pa folur pastaj per ata qe u kerkohet te mjekohen ne shtepi dhe per te cilet kura kushton me e pakta 100.000 -200.000 mije leke te vjetra dhe dihet se çmund te ndodhe me ata qe nuk kane keto mundesi , qe nuk jane aq te pakte ne numer, dhe per te cilet ne rast fatkeqsie as nuk mer vesh njeri arsyen pse nderruan jete.

  2. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Injorante 24 karat !

  3. Edlira says:

    Krenohet me statistika vdekshmerie….debile femer.?
    I hapet shkollat dhe nuk moret asnje mase per ti mbajtur nen kontroll.

    Ketej nuk lejoni grumbullime njerezish,ketej nuk kontrolloni cfare ndodh me turmat e femijeve neper kopshte/shkolla! Autobuzet jane jashte cdo norme,qofte ne higjiene, qofte ne distancim mes pasagjereve!

    Kjo eshte ti lesh njerezit ne meshire te fatit…

    Turp qe krenoheni me statistika te vdekurish,kur nuk merni masat e duhura ti mbroni per se gjalli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje