Ishte infektuar me COVID, ndërron jetë drejtori i Institutit të Ndërtimit

15 Nëntor 2020, 09:58Sociale TEMA

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu ka humbur jetën pasi ishte prekur nga Covid-19.

Hysenlliu ishte i shtruar prej 10 ditësh në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku fatkeqësisht nuk mundi ta fitojë betejën me sëmundjen.

Për ndarjen e Hysenlliut nga jeta ka reaguar kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në Facebook,ka shprehur ngushëllimet për familjarët.

Ai shkruan se Hysenlliu nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.

“Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.

Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij.

Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë” – shkruan Veliaj.

(TemA)

5 komente në “Ishte infektuar me COVID, ndërron jetë drejtori i Institutit të Ndërtimit”

  1. Petrit Kurti says:

    U ndjeva keq kur mora njoftimin e hidhur të ndarjes nga jeta të Agron Hysenlliu. Ishte vërtetë njeri i rallë i dashur në familje, i dashur me shokë e miq. I pa kursyer në punë, në interes e ndihmë për popullatën që kish nevojë për profesionin e tijë. Inxhinjer i zoti e novator. E meriton që Tirana e Re që po ndërtohet, siç propozon Kryetari i Bashkisë, të mbaj për jetë emrin e tij.
    Ngushullime familjes.
    P Kurti

  2. Arjani says:

    U prehte ne paqe Agron Hysenlliu.

    Ngushellime familjes dhe miqeve

  3. Ish shoku i punes. says:

    E paç dheun te lehte, Agron! Ngushellime familjes.

  4. Adriatik Mema says:

    Ishte vertet njeri i rralle. Kam pasur rastin ta njoh ne marrdhenie pune. Nje profesionist i zoti. Ngushellime familjes!

  5. Tironsi says:

    Shoku im i mire i shkolles dhe i punes do te te kujtoj gjithnje me respekt e dhimbje. Ishe dhe mbete gjithnje i gatshem per tju gjendur prane kujtdo qe kerkonte ndihmen tende. I lehte dheu vella.
    Nqs jeta e pertejme ekziston e sigurte qe nje dite do takohemi.
    Mirenjohje dhe respekt shoku!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje