Ndarja nga jeta e Hysenlliut, Veliaj: Një njeri i rrallë e inxhinier unik, Tirana e re që po ndërtohet do mbajë përjetë emrin e tij

15 Nëntor 2020, 10:04Sociale TEMA

Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu është ndarë nga jeta ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thekson se Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.

Duke shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të tij të shumtë, Veliaj nënvizon se Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij.

“Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.

Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik.

Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë”, shkruan Veliaj.

1 komente në “Ndarja nga jeta e Hysenlliut, Veliaj: Një njeri i rrallë e inxhinier unik, Tirana e re që po ndërtohet do mbajë përjetë emrin e tij”

  1. Na myten says:

    Ngushellime por inxhinier me shkolle nate ishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje