“Mos ki frikë nga Covidi! Mos bjer në panik, rri i qetë”

15 Nëntor 2020, 10:32Sociale TEMA

Nga Ilir Metaj

Ka pak dite qe kalova covid.

E kalova qetë me simptoma te lehta.

Duke qene qe eshte e veshtire t’i shmangesh per shkak te perhapjes se madhe, me lejo te te keshilloj

Mos ki frike! Mos bjer ne panik! Rri i qete!

Mund te duken cinike keto fjale, kur mendon qe ka njerez qe kane humbur jeten per shkak te covid.

Po ka njerez qe humbin jeten edhe kur kalojne nga nje trotuar ne tjetrin. Per fat te keq!

Ajo qe dua te te them, eshte qe ne jete ke kaluar dhe do kalosh veshtiresi e beteja shume me te medha sesa ky virus. Mos u dorezo! Ki besim te vetja!

Ka njerez qe nderkohe jane duke luftuar me vdekjen per shkak semundjesh shume me te renda, tumori psh. Pa u dorezuar!

Behu i forte! Shtrengo dhembet, mos u dorezo, rri qete. Kjo qe po kalon eshte asgje ne krahasim me betejat e verteta qe ke per te kaluar gjate jetes.

FUCK CANCER!

“…neteve, ndersa perpiqesha te flija, ndieja djersen te me lagte gjithandej. “Ah keta carcafet e hotelit!”- edhe pse e kuptoja se dicka nuk shkonte brenda meje.

Here pas here, ndersa laja dhembet, furca mbushej gjithe gjak. “Faji i furces”- edhe pse ndieja se nuk ishte prej saj.

Me dukej sikur po me kapte gripi, qe ne fakt nuk arrinte asnjehere.” Epo gjithe keta viruse lart e poshte..”.

Nderkohe nje ere e keqe, e cuditshme, me dilte nga goja. A thua nje cope e madhe djathi po prishej ne stomakun tim! Shume e shpifur…

…Mjekja hapi kartelen, pasi e pa per pak sekonda, ngriti shikimin:

” Kam ketu nje leter qe thote se keni mase tumorale ne koke dhe ne gryke!”.

Qasja e saj brutale me kapi te papergatitur.

“Cfare jane keto? Pse jane?Cfare duhet te bej qe ti heq? Sa kohe me duhet per t’i hequr?”. I fola me te njetin ton.

U duk qe i pelqeu.

“E prite mire”.

“Nese do, mund te rrotullohem neper dysheme e te shkul floket”

Qeshi.

“Keni ndonje gje te programuar per ditet ne vijim?”

“Per momentin, programi i vetem qe kam eshte te zhduk kete gjene nga koka ime! Dhe objektivi i vetem qe kam, eshte t’ia arrij!  Nese pastaj kjo nuk ndodh, do mendoj dicka tjeter.”

* Para dy vjetesh Bruce Dickinson, fitoi luften me tumorin dhe pak muaj me pas filloi turin boteror te albumit te fundit te Iron Maiden.

Pjesezen me lart, e perktheva modestisht nga autobiografia e tij, qe e gllaberova sapo doli ne shitje.

Lexojeni!

Eshte autobiografia e nje gjeniu muzike, por edhe e nje luftetari te paepur!

Njesoj si ty!

5 komente në ““Mos ki frikë nga Covidi! Mos bjer në panik, rri i qetë””

  1. Enkelejda Kushta says:

    fjal te mencura.

  2. TURI EMIGR says:

    TE SHKUARA ILIR NUK E DI NESE KE PATUR KETE MENDIM PER COVIT 19 PARA SE TE SEMURESHE E KALOVE LEHTE [NUK TA DI MOSHEN] DHE GEZOHEM. POR KJO NUK ESHTE NJE SEMUNDJE ME BAZE PSIKOLOGJIKE , SE SI REAGON PACIENTI ESHTE DHE PERFUNDIMI. KUR THUA SE NJERZIT VDESIN NGA EDHE NGA RASTE TE NDRYSHME DUHET TE BEJME KRAHASIMIN SA VDESIN NE DITE NE BOTE NGA AKSID.AUTOMOBILISTIKE,NGA KANCERI ETJ ETJ DHE SA PO VDESIN NGA COV 19. KUR THUA MOS KINIJ FRIKE ESHTE NJESOJ SIKUR TI THUASH NJERZVENE KOHE LUFTE KUR PRITET BOMBARIMI I QYTETIT MOS KINIFRIKE SE DIKUSH DO VDESI ,DIKUSH DO PLAGOSET E DIKUSH SDO PREKET FARE. TE KA RUAJTUR ZOTI ILIR DHE GEZOHEM

  3. Ilir po të jap shkronjën që të shkruash shqip says:

    ëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëë
    ëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëë
    ëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëë
    ëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëë

    meri “ë-të” dhe shkruaj shqip
    enver hoxha – enver hoxhaj
    ilir meta – ilir metaj

  4. Njeza says:

    kane nevoje njerezit pet fjale te yilla se ua qelbetendjen me lajme te zeza mediat e politika. faleminderit ilir.

  5. Aris S. says:

    Te shkuara îlir dhe faleminderit qe e ndave me ne motivimin dhe iptimizmin tend qe keto kohe mungojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje