Ligji hyn në fuqi: Burrat që rrahin gratë do dëbohen nga shtëpia

18 Nëntor 2020, 11:31Kronika TEMA

Data 18 nëntor shënon hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore për dhunën e ushtruar nga burrat ndaj grave, apo pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Ndryshimet në ligjin për masat kundër dhunës në familje, miratuar nga Parlamenti në datën 15 tetor 2020 janë botuar në Fletoren Zyrtare në datën 3 nëntor 2020, ndërsa hyjnë në fuqi dhe do të zbatohen duke filluar nga kjo e mërkurë.

Konkretisht, ligji i ndryshuar parashikon që, Policia e Shtetit, para se të vihet në lëvizje gjykata, urdhëron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Ligji i mëparshëm priste vendimin e gjykatës për të larguar dhunuesin nga banesa, kohë gjatë të cilës dhunuesi, kryesisht burrat, vijonin dhunën.

Me ligjin e ri, një burrë që dhunon gruan, do të largohet në kohë rekord nga banesa. Por pyetja tashmë lidhet me faktin se ku do të strehohen burrat dhunues pas largimit nga banesa me anë të policisë? Qeveria do të bashkëpunojë me bashkitë për të siguruar strehë për burrat dhunues.

Ndërkaq, pas ndërhyrjes së policisë, do të vihet në lëvizje gjykata, e cila sipas ndryshimeve të reja ligjore, si masë mbrojtëse të dhunës në familje, urdhëron menjëherë largimin e dhunuesit nga banesa, për një afat kohor të caktuar, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë.

Pra, më pas do të jetë gjykata që do të vlerësojë vendimin e policisë për largimin e dhunuesit nga banesa. Gjykata do të shprehet edhe në vendimin emergjent apo edhe në vendin për mbrojtjen e viktimës, i cili do të jetë më i plotës dhe i arsyetuar.

 

3 komente në “Ligji hyn në fuqi: Burrat që rrahin gratë do dëbohen nga shtëpia”

  1. 001 says:

    Ligji eshte Bere gabim Pasi si mund ti besosh monika kryemadhit qe e qelloi ilir kokpalari?
    Monika e ngre me gjithe shtanga kokpalarin
    Do kete abuzime tek kurvat.

  2. Maverick says:

    Po! Ligji ka qëllime të mira dhe natyrisht shumica prej nesh, besoj, është absolutisht kundër dhunuesit/ses. Por kush e vërteton që i/e dhunuari/a, vërtetë është dhunuar? Sepse ka pasur shumë raste jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, që gratë vetëplagosen për t’ia faturuar dhunën bashkëshortit. Prandaj duhet shumë KUJDES! Sepse duket sikur ligji është projektuar vetëm për të mbrojtur gratë.
    P.S. Duhej vendosur edhe dhuna psikologjike, që fatkeqsisht përdoret rëndom nga gratë.

  3. Pordhe me rigone.... says:

    Mqns burracaket dhunues jane totalisht muslims (vec ndonje te tredhuri katolik)do te strehohen neper xhamite apo tweete,ku i pret sumhapuri hoxhe apo baba mondi per”pipa”-n e rradhes……. allah uakbar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje