Nga Shpëtim Nazarko
Është i çmendur – tha Berisha, për Bellanicën. Nuk ma merrte mendja kurrë, të dëgjoja një fjalë të tillë nga goja e një njeriu që, për tridhjetë vjet i ka dhënë tone shumë prej ngjarjeve të vendit. I pashë një pjesë të analistëve, të ndarë majtas e djathtas, që në majë të gjuhës e kishin një ndjesi të tillë, për të. Por, asnjeri nuk guxoi ta shprehte.
Jo vetëm duke i respektuar zanatnë doktorit, por dhe duke e besuar atë, mund të dilja në përfundimin se Bellanica është çmendur. Dhe nuk do të ishte ndonjë çudi. Po të isha regjisor filmash dhe të përshkruaja ngjarjen e Krushës, që Bellanica i tregoi njerëzisë, mund ta mbyllja filmin duke e nxjerrë personazhin kryesor të çmendur, vetëvrarë, apo në versione të ngjashme.
Bile, për t’i shkuar idesë së doktor Berishës, mund të imagjinoja edhe që, pas shumë vitesh, për njëmijë e një arsye, Bellanica mund të jetë shndërruar dhe në Babale. Po këtu, historia që do të perceptonim kur pamë Bellanicën pardje, mbaron dhe fillon ajo pjesa tjetër, që bën me turp gjithë klasën politike këtej dhe andej kufirit. E ca më shumë dhe 20-të e ca vjeçarin Basha, që në petkun e zyrtarit të UMNIK, për të hetuar krimet e serbëve dhe jo shqiptarëve, ra në pozita të këqija në një pikë që është e njëjtë me të Berishës.
Siç thashë dhe dje, unë e besoj Bashën, që ai nuk e ka takuar Bellanicën. Por e kam të pamundur të besoj, që ai nuk ka dëgjuar për Krushën. Ishte masakra më e madhe, pas asaj të Vukovarit dhe ndoshta nga të vetmet e filmuara deri në qelizë, nga një njeri i vetëm, në mes të asaj lemerie.
E kam të pamundur ta besoj këtë, e të më ndjejë doktor Berisha. I tejkalon kufijtë e arsyes së shëndoshë, ideja që një nënpunës i UMNIKUT dhe shqiptar nga ne e kosovar nga gjyshërit, të mos ketë ndjekur me pasion këtë krim të serbëve. Duhet ta kish bërë dhe nëse e mori vesh me vonesë, për kasetën që kish bërë Bellanica edhe dhënies së saj nga BBC. E të linte çdo punë dhe të bënte çdo gjë, të gjente Bellanicën dhe kasetën e tij. Do ta lëvdonin edhe në punën që e paguanin, siç thotë ai, për të dhe vetëm për të.
Nuk është shumë, apo jo doktor Berisha? Basha vetë, do ta kishte arritjen e kësaj gjëje, më të çmuarën e jetës së tij dhe kontributin më të madh që po i bënte kombit.
Nuk e bëri. Nuk po e akuzon njeri propagandë që e ka takuar Bellanicën, a e ka shitur kasetën, a ia ka dhënë serbëve për para. Do të isha i lig a i çmendur, ta besoja këtë. Por, për tjetrën, doktor Berisha, duhet ta kuptojmë se është e vërtetë. Bënte shumë lekë, ajo kasetë. Për ne dhe për Kosovën, bënte gjithë arin e botës. Ishte më e madhe se ajo që zbuloi Uollkeri, që shpuri perëndimin në luftë kundër Jugosllavisë. Basha, duhet t’i shpjegojë vendit, se çfarë di për këtë masakër dhe pse nuk lëvizi tërë gurët të gjente Bellanicën. E kishte të thjeshtë e gjë të gatshme nga BBC.
Po pse e shau Berisha, Bellanicën? Nuk do të bie në prehrin e propagandës. Kam frikë se doktori, si brez i vjetër e unë po si ai afërsisht, jemi edukuar keq nga Enveri, për të kuptuar e dalluar heroin real nga ai enverist.
Kohë më parë, në një darkë private me ambasadorin Uollker, që denoncoi Reçakun, u grinda nga pak me të, për konceptin e heroit, kur ai më pyeti me gjysmë qesëndie.
E çfarë mendon ti Shpëtim, për Rugovën? Se ne në Amerikë, nuk e donim shumë dhe Madlen Ollbrajti më pyeti njëherë, se nga i buronte fuqija këtij njeriu që tallej me gjithë perëndimin?
Shumë e thjeshtë, ambasador – i thashë. U foli njerëzve me gjuhën e gjyshërve. Kanë ardhur serbët, si re me karkaleca e ashtu do ikin. Po unë u këshilloj, në më dëgjofshi, të mbrojmë pyjet, të ruajmë djathnë e mirë dhe hipotekën e shtëpisë që na kanë lënë gjyshërit. Dhe populli i besoi atij, bile dhe më shumë se vetë UÇK- së
Bellanica, doktor, është hero nga më të mëdhenjtë që ka parë ajo luftë. Më i madh se dhjetëra ushtarë e komandantë. I la kombit të tij, një dokument të përjetshëm të mizorisë së agresorit.
Bellanica, mund edhe të çmendet, sot. I ka ngjarë edhe ca më të mëdhenjve se ai, kjo. Po kufoma e njeriut, nuk ka vlerë. Ajo është tretur në veprën e tij. Plaku Dritëro, që kish një arkiv të madh me letra, më tregoi njëherë, se edhe Lasgushi i madh, nuk ishte mirë në fund të jetës. Kërkonte të botonte vjersha pa vlerë, fare pa vlerë. Dritëroi nuk ia botoi, se donte të ruante Lasgushin gjenial dhe ta mbronte me pensionin e përjetshëm, që ai e meritonte si pakkush. I kam lexuar ato poezi, doktor. Dhe kurrë, nuk kam shkruar për to. E dija që Lasgushin e kishin torturuar, harruar e çmendur ai regjim, me sjelljen ndaj tij. Po Lasgushi, ishte krenaria jonë dhe do të kisha bërë vepër të ligë në do shkruaja për këtë sjellje të tij, në fund të jetës.
Kam frikë se ishte e ligë, shumë e ligë ajo që the dje, për Bellanicën, doktor Berisha. Dhe për një arsye tjetër, nuk bëhesh. Cituar edhe njëherë Dritëronë e madh, që ironizonte dikur kolegun tuaj, të cilin e akuzonte me të drejtë, si të dhënë pas rakisë dhe të sëmurë prej saj.
Ç’thotë ky, mo? Po ky ka bërë betimin e Hipokratit. A i vjen rëndë, për ato që thotë?
Unë jam më pak, shumë më pak se Dritëroi. Më vjen keq edhe nëse Bellanica është vërtet i çmendur, si thoni ju, po jo BBC-ja, që ia tregoi tërë botës kasetën e tij.
Ajo që mendoj përtej kësaj është që, në raste të tilla, ka vetëm dy rrugë. O të kërkojmë veprën e Bellanicës e pastaj, ta shpallim hero, o të heshtim si njerëz që në ato kohëra, nuk kemi kryer aspak detyrën që na ngarkoi Atdheu.
Ndryshe, Bellanica dhe i çmendur, siç thoni ju, do të na shikojë me habi përtej varrit!
Po nuk eshte per çudi te madhe me S. Pyken Z. Nazarko! Pak njerez te tjere ka etiketuar ai si “sharlatan”, “rrospie”,”ndrikull”, i “çmendur” etj.
Nazarko ti shkon rreth e rreth si pordha per breke dhe nuk do ta prishesh as me Berishe qenin, qe na e quan doktor (qe nuk ka ushtruar zanatin qe ne 1990). ndersa per Lulin na thua qe e besoj qe nuk e ka marre kaseten. Sigurisht qe nuk e ka kaseten sepse ja u ka shitur serbeve. Si u be Lulja milioner ne Hollande? Apo i dhuroj pasurine babai i tij brekegrisur!? Fol drejperdrejte qe te behesh i besuar dhe mos shko perqark si pordha ne pantallona.
O bole kandari jeni merzitur se Berisha nuk po e shet lulin sic mund tju kete premtuar nga presioni me te shkuaren e tij??? Se nuk te plas trapi ty qe eshte gjalle a mire a cmendur bellanca…doni zhozin ne krye qe te tslleni me veriun se i nxirrni dosjen e sigurimit?ju nuk doni veriore te pakapur ne krye te pd qe tju ambistoje perfindimisht krimet 50 vjecare dhe keto te ketij tranzicioni te zi ku percate e shkaterruat veriun… e sidomos perdoret jozefinen e salen per te qeruar nga politika dibranet..,
Dibranet e pd qe u asgjesuan e dihen emrat..,nga ana tjeter ps jote me nano ramen qeruat me Ismaili llesh Shkelq can luan hajdarage Ilir gjon etj dhe e dini cdibrane keni marre e promovuar..,BRAVO SALE QE E MBROJTE LULIN NESE NUK E KE PAS SHITUR ME PARE ATE TEK RAMA NANO E JUGU..,,
O gjin ca lidhje ka veri e jug pse i fryn kote o shok ati tymi. Lere tymin qe ndezi Saliu jote i veriut qe ne vendlindjen e ti e ktheu ne varreze masive. VERI JUGE E DI MBARE KOMBI SHQIPTARE KUSH U MUNDUA TA PERCAJE. Po esh e pamundur te percahet se Shqiperia esh aq e vogel sa ska veri e jug se ne rrethohemi na shqiptare dhe ne dalim Shqiperie e mesme. klm shok e tung
Berisha është çmendur .Mos e llogarisni më .
Te merresh me kriminelin, do te thote te kesh kohe, nuk ke me cfare te merresh…, ose e simpatizon ate! Keqardhje!
Z.Nazarko mos ja vini re etiketimin e njerezve qe nuk i pelqejne e ka hobi.Vehten e tij nuk e shef.Po hyre ne gojen e tij do dalesh i piste se ai ne goje perpunon mbeturina.Eshte mallkim i shqiperise te kesh ne krye personazhe te tille qe kundermojne
Kur mesonim historine ne shkolle dhe lexonim per tradhetaret e atdheut(ata te vdekurit) mendoja me vehte si ka mundesi nje shqiptar te tradhetoje atdheun e vet ! Tani I kemi me dhjetra para syve dhe nuk ju ben syri terr neper podiume,gazeta ,tv ku haptas sulmojne dhe tradhetojne interesat e kombit. Turp I madh per ne qe bejme sehir!
Exelent, o Nazarko, je i papare. Ty do te kerkojme per analiza perfekte kur te mos jesh me. Me le pa goje me llogjiken tende te paarritshme. Andi Bushati ty duhet te te puthe kembet se nuk te vjen as te gishti i vogel. Po Nazarko: Berisha ne fakt eshte cmendur, por nuk po gjendet nje skuader e vogel me 5 ushtare qe ta marre zvarre nga vila e Lalezit dhe ta mbylle ne cmendine ashtu sic mbyllen Tunizianet para disa vitesh presidentin Habib Burgiba qe lajthiti ne krye te presidences dhe fliste mrroklla, e bente veprime prej te marri.
Zoti Shpetim,konsideratat me te larta per ju nuk e di pse te mos beheshe ti deputet por behen disa majmune me kallash ne dore.Optika se si i shihni gjerat ne kete vend eshte shume origjinale,kurse per shkrimin tuaj per Doktor Vdekjen e keni gabim,nuk e kuptoj si cuditeni.Vrerin qe vjell ky cdo dite per cdo gje e per kedo qe i del perpara te ben te mos habitesh dhe per kete rast..
Kush pret qe Berisha te hedhe Lulken dhe te mbroje deshmitarin e vetem te asaj masakre eshte thjesht naiv.Si mund te dali Saliu kur ishte i pari qe theu embargon e vendosur nga OKB kunder nakinerise vrasese te Miloshevicit.Si nuk ngrihen keta politike Berishes qe boll se na ke turperuar si shtet.Rri aty mor qen dhe prit vdekjen,por mbi te gjithe eshte nje parim pasuria,ajo eshte e para se interesi kombetare eshte pa rendesi.Pa luftuar kermat qe ndodhen ketu nuk do te kete drite dielli
????? unë them qe Sala ja te drejte ???salushi i di te gjitha??..ky di dhe ç’brek veshin grate e botes??pune spiunash?? …dhe një fjalë për nje komentues..persa flet veri dhe jug….dhe dibran,MIRE BEN,por mendimi im pak ndryshe….Sala i ha mutin VERIUT…eshte qarte spiun serb….kujtoni Shoshorin,pelicilina….FATOS NANO KORRUPSIONI eshte filogrek dhe i ha mutin jugut dhe etje etje …ketu hyjme ne kokepalaret nga veriu ne jug qe keta bythqira na perdorin …lëre pastaj .per JENIÇERET E PAGUAR qr i ndjekin nga pas…dhe disk. vete gjate…
Ka nje arsye se pse Berisha del e ben avokatin e Bashes !
Berisha ka dijeni te plote se ku eshte kaseta me filmimet !
Berisha ka udhezuar Bashen se çte beje me kete dokument !
Berisha nuk e thot kurre te verteten e kasetes !
Basha nuk do tregoje kurre se çu be kaseta,po nuk foli Berisha !
Berisha di gjithshka se vallen e hiqte Argita Mallez Berisha.
Eh mor Z. Nazarko, berisha eshte simboli i ligesise, dhe te kerkosh te ai pse eshte i lig, eshte absurde.
Normal cdo i cmendur i quan njerezit normal si bellanica i quan te cmend. Ka qene semundje vjeter e berishe ja njihte ramizi qe e beri synet me 7 dhjetor 90 me ver halili qe ja preu me 8.
Nazarko me kulture je munduar te sqarosh njeriun qe ka 30 vjet qe si ka pushuar goja te thote cdo gje te etiketoje te shaje te genjenje,dhe cfar ka humbur ky njeri deri tani vetem ka fituar e si ka hyre gjemb ne kembe.Ky eshte njeriu i piramidave i 97 i gerdecit i 21 janarit,per te gjitha keto vepra penale nuk eshte thirrur asnjeheren dhe nuk ka pranuar asgje per ate qe ka ndodhur dhe pare me sy e jetuar nga ky popull.Ky ate qe e ka kundershtar e ben si te doje dhe ate qe i shkon sipas avazit e ben hero .Ka ardhur koha qe ky njeri nuk duhet degjuar dhe dhene rendesi per cka thote ai duhet trajtuar si nje e keqe e madhe qe i ka ndodhur ketij vendi ne tre dekada.
Mos i thoni doktor se tani veç një mut është.
Po te degjoni Bashen per burimin e pasurise se tij midis te tjerave thote, qe ka punuar per institicinet nderkombetare. Sado mire ta paguajn keta nderkombetaret une e kam veshtire te besoj se mund te behesh milioner me parat e tyre. Po te spekullojme mund te mendojme, qe kjo kaseta ne vendin dhe doren e duhur mund te kete kushtuar dhe miliona. Une skam fakte vetem spekulloj. Por eshte e mundeshme.
Shpetim ky artikull eshte nga me te miret qe kam lexuar kohet e fundit.Kur ke merita ke merita si mohon dot askushBravo te madhe
Po ka me te cmendur nga berisha???Aman o Nazarko.Berisha nuk ha pykas as me te mire asme te keq.Shqipetret gjene me te keqe qe kane bere eshte qe nuk e nxorren jashte loje kete te cmendur , ose pse jo ta dergonin prapa diellit…me mire e akoma..
NAZARKO JA NXORE BOJEN VETES
QENKE I KALBUR NGA BRENDA SI LULI MUTA BERISHA
NJERI LEGEN MATRNITETI QENKE
Ke rene shume poshte Nazarko!. Nga e di ti qe Basha nuk e njeh Bellanicen?!. Turp te kesh; opportunist. Kur thua qe i beson Bashes, gjithe te tjerat qe shkruan jane pa vlere. Te njof dhe me vjen shume keq me shkrimin tend te djeshem e kete sot. Bjeri drejt gjerave dhe mos shkruaj sofizma qe te behesh i besuar
o nazarko po si ske turp ti qe i kerkon ndjese me demek doktor berishes qe per hir te vertetes deri ne dhjetor 1990 e ka bere shume mire doktorin pastaj u kethye nje moster politike .mbi te bien pergjegjesite per ngjarje tragjike kolektive 94,96,97,98,2008,2011,2017,2019.
e per shume vendime e veprime te tjera qe kane ndikuar ne jeten e miliona shqipetareve.prandaj o nasar tani je i thinjur nuk duhet te flasesh me dorashka po drejt.saliu eshte sinonim i urrejtjes,percarjes,anarkise ,poshtersise ,nje bajraktar zemerzi qe kur flet nxerr vetem vdekje e mallkime prandaj ju gazetaret me e pakta duhet ta braktisni ta shperfillni do ti beni nje sherbim te madh shumices se shqipetareve.milaimi eshte jo vetem i besueshem por perfaqeson edhe nje kujtesen e nje populli te shtypur ,vrare,persekutuar ,nje popull i perdjekur vetem pse eshte shqipetar ,nje populli qe si ka rene kerkujt me qafe ,eshte edhe kujtesa e deshmia e gjalle e njeriut qe ne momente teper te veshtira mendon te ruaje ngjarjen per brezat e ardhshem ,per tu treguar se cbejne nazistet ideollogjia me obskurantiste e planetit.ai eshte njeri i thjeshte por ketu qendron edhe madheshtia e tij se ka menduar me shume se dhjetra gjenerale.une i besoj milazimit . e tere njerezeve te thjeshte te kosoves.lavdi deshmoreve e ushtise clirimtate te kosoves..e drejta do fitoje
z.NAZARKO BRAVO POR PO BEJNE PLOT SHKRIME PER KETE PROBLEM KAQ TE MATH
NUK ESHTE PERMENDUR NJE GJE
NE GRUPIN E ATYRE QE KANE QENE PERKETHYES NE ATE LUFTE
JANE VETTEL PRAN BERISHES
SI LILI
ARGITA
MALLTEZI
GRUAJA E LULIT
I KUNATI
JAP HARXHI
NUK ESHTE CUDI .
Doktor Berisha- ja fut kot Nazarko-.Berisha ka harru zanatin me kohe por edhe politikan su ba kurre.Ngeli thjesht sek.partie.
Bellanica nuk ka qene kurr i cmentur: edhe se duke filmuar masakrat qe bene kriminelet serb mbi fshataret e tije edhe mund te ishte cmendur nga ata skema cnjerezore qe kishin bere mbi popullsine e pa fajshme te ketij fshati. Ky krimineli yne pro serb qe ju e therrisni doktor dhe qe per fatkeqesine tone Ramiz Alia per te shpetuar vehten dhe familjen na e la neve si dhurate, ka qene dhe eshte edhe sot nje spiun serb dhe sherbetor I tyre keshtu edhe familjaret e tij (femijet dhe grueja si niper dhe mbesa te milices) edhe dhendri i tij eshte me origjine boshnjake edhe pse ka preferuar ti vene nje emer Shqiptar (Jamarber). Pra siq shihet dhe siq e dime te gjith kjo familje e shpifur ka sjellje vetem fatkeqesi kudo ku ka Shqiptar.
Nazarko….ti je tipiku shqipetar…….tamam shqipetar ne mendime e arsyetime…..PSE ?????
Mendon se duke ju drejtuar, Njeriut me Faqezi qe ka pjellur kjo Toke, Doktor, kerkon/mendon ta marresh marresh Kalane nga brenda…..Gabim i rende….Gabim trashanik….Gabim qe nuk te falet………Perse ??????
Diskutimet dhe sqarimet, per Tema te ndryshme, behen me Njerez qe kane pak a shume Arsyetim Llogjik, Ftohtesi mendimesh, Experienca te ndryshme ne Jete dhe Pune etj, etj, etj………Por ju e dini shume mire, ose me mire te them Ju e keni faktikisht te provuar shume here, ne Historine e 30-Vjecarit ne fundit shqipetar se cfare Roli ka pasur dhe ka luajtur Sal Ram Berisha ne Shqiperi ???? Si ka mundesi qe ju i drejtoheni atij sikurse mund ti drejtohej nje CIFUT GJERMAN ( neLuften e Dyte Boterore) HITLERIT……..ata te lindur e rritur ne Gjermani (CIFUTET) kurse Hitleri austro-gjerman.
Une nuk kam ndermend te vendos Epitete as Hiperbola per te pershkruar Figuren Berisha ne Kontext me Shqiperine e shqipetaret……… por e them me shume BINDJE se Sal Ram Berisha dhe Njerezit e tij (nga Familja e Bashkpunetoret), jane perpjekur me shume Dinakeri dhe Inteligjenc te shuajne ekzistencen e Popullit shqipetar………KAQ….. dhe me vjen shume rende kur mendoj se edhe JU ashtu si une e mijra shqipetare te paster e doni ate Vend pa kompromise………Mos beni Gabime kaq te renda ti drejtoheni atij Njeriu ne formen e bashkbisedimit te sinqerte, “per ta kapur Kalane nga brenda”…………ka ardhur Koha qe edhe ne SHQIPETARET te behemi EUROPJANE te ftohte e te qarte ne ato qe themi e flasim….ta leme menjane Melankoline e Butesine karshi kesaj Armiqesie e Tradhetie ndaj ne shqipetareve……..HISTORIA do ta vertetoje shume qarte ato qe fola me lart e qe jam me teper se i BINDUR……..qofsh me shendet Z.Nazarko.