Përveç tani nga individë, emri i Lulzim Bashës dikur është përmendur edhe nga një grup ish-ushtarësh të UÇK-së, nën akuzat për grumbullim të provave për krime luftë për ish-komandat të UÇK-së.
Në komunikatën e datës 3 qershor të vitit 2013, nga ish-ushtarë të UÇK-së, thuhej se Basha dhe vajza e Sali Berishës, Argita Berisha kishin shërbyer si ekspert me ç’rast kishin ndihmuar bashkësinë ndërkombëtare që të përgatisnin lëndët bazuar në provat e prokurorisë serbe.
Kjo komunikatë ishte lëshuar kur këta ushtarë kishin hyrë në grevë për më tepër se 20 ditë, pas arrestimit të pesë ish komandantëve, në mesin e tyre Sylejman Selimi e Sami Lushtaku nga EULEX nën pretendimet për krime lufte.
Sot, njëri nga grevistët, Blerim Muriqi tregon për Top Channel arsyet e akuzës. Për këtë ai kërkon një sqarim publik nga Basha.
Top Channel ka kontaktuar edhe me Ibrahim Kelmendin iniciues i grevës, i cili në pamundësi për t’u prononcuar para kamerës ka dhënë një përgjigje me shkrim, ku thotë se dyshimet e tyre bazoheshin edhe në burime brenda UNMIK.
“Në njohuritë që pata krijuar qysh gjatë vitit 2000, sepse ishin edhe ca kuadro në hiarkinë operative të administratës ndërkombëtare, të quajtur UNMIK. Ishin ca nga ata që ndonjëherë konsultoheshin edhe me mua dhe tërthorazi më tregon se cilët kuadro ishin angazhuar me përkushtim për të grumbulluar fakte dhe pseudo fakte, edhe përmes dëshmitarëve të rrejshëm.
Ndër ta janë përmend emrat e Lulzim Bashës dhe Argita Brishës-Maltezit, të cilët u shërbenin edhe institucioneve të Serbisë, të angazhuara ilegalisht në Kosovë, që kishin zyra koordinuese në Mitrovicë të veriut. Ta zëmë, ishte afirmuar sidomos prokurori italian Salustro, që ishte më agresivi me akuzim të ish pjesëtarëve të UÇK-së.
Ai ishte një fakt më shumë, se dëshmitë e rrejshme dhe pseudo faktet e kishin burimin të institucionet e Serbisë, për të cilat punonte edhe Lulzim Basha me kolegë të tij nga Shqipëria. Jam informuar edhe nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilëve u ishin premtuar emigrime e shpërblime financiare nëse ishin të gatshëm të bënin dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së”, shprehet Ibrahim Kelmendi-, ish-ushtar i UÇK-së.(tch)
Nga ana jonë, mbaruam së dituri lëvizjet e rebelëve të uçk-së, në Pranverën e vitit 2000, ndaj ndryshuam flamur.
Bravo, nuk duhet lene vetem heroi I kasetes. Duhet qe te gjithe kosovaret, te ngrihet ne KEMBE dhe te kerkojne ate kasete te cmuar, qe u zhduk pa lene gjurme.
Edhe Lulezim Basha,I PREMTOJ Milaim Ballanices se do ti Mundesonte Emigimin ne Gjermani ku kishte dhe te Aferem, ne Shkembim te KASSETES..
1-PSE NUK DEL Lulezim Basha, dhe te Kerkoj nje INTERVJU te Hapur Ball per Balle ne TV??????????????
Nuk ka asnje Dyshim:Lulezim Basha e ka Mbushur Kupen:TURPE PER Shqipetaret qe i ven Mbrapa ketij KRIMINELI..lol
Sali Berisha Isa Mustafa dhe Lulzim Basha jane agjente te Serbise.
Kaseta nëse eksiston akoma, është në Beograd. Përndryshe si erdhi Basha nga Kosova milioner!?? Ka plot të tjerë që kanë punuar në Unmik por milioner nuk u bënë.
BASHA , PARA DREJTËSISË !!