"Me ndihmën e Zotit", Edi Rama: Javën e ardhshme zbllokojmë procesin për aeroportin e Vlorës

19 Nëntor 2020, 12:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se javën e ardhshme do të nisë puna për të zhbllokuar procesin për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

“Në mbyllje dëshiroj të shpresoj që shumë shpejt ne do të jemi këtu përsëri, me ndihmën e Zotit duhet thënë sepse në këtë kohë si dihet, që mbase javën e ardhshme ne do të zhbllokojmë dhe procesin për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës për të cilin kemi bërë përpjekje e përpjekje.

Të cilin e konsideroj një tjetër gur shumë të rëndësishëm në mozaikun e përgjithshëm të Shqipërisë që ne parapërfytyrojmë e po luftojmë ta kemi si një realitet të plotësuar në këtë 10-vjeçar që kemi hyrë.”, tha Rama në konferencën e sotme, ku u lançua nisja e garës ndërkombëtare për Parkun Fotovoltaik të Spitallës në Durrës. (TemA)

2 komente në ““Me ndihmën e Zotit”, Edi Rama: Javën e ardhshme zbllokojmë procesin për aeroportin e Vlorës”

  1. CU says:

    Rama mos bej asgje ,lere ”ne ndihmen e Zotit”.Jemi nje shtet laik

  2. Olimpia says:

    Parkun fotovoltaik po,por edhe nisma te tjera per te terhequr i investime ne drejtim te in dustrializimit te vendit me dege moderne hitech,te perpunimit me cikel te plote te lendeve te para,te industrise ushqimore bio,te cilat realizojne produkt me vlere te larte te shtuar,fitime me te medha,rroga dinjitoze,punesim te rinise,ulje te emigracionit. Vetem industria mund te vere ne levizje zinxhirin e ekonomise,financat,aresimin politeknik,shkencen,dhe si perfundim, te fute vendin ne rrugen e rritjes se mireqenies per shumicen e popullsise. Duhet te boshatisen baret dhe mbushen ndermarrjet industriale…..Sa me pak njerez rrugeve,…Vetem kur njerezit te vrapojne nga shtepia ne pune dhe anasjelltas,kur te lodhur por te paguar me dinjitet nuk do te mendojne per kotesira apo avventura te rrezikeshme ,shoqeria behet me humane ,pakesohen krimi,korrupsioni,droga ,varferia,pasurohet jeta shpirterore dhe materiale. .Ky duhet te jete thelbi programit te PS ,ne se kerkon te jete vertete nje force e qendres se majte.Shikoni programin e Biden dhe pershtateni ate per Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje