Lulzim Basha telefonon “yllin” Andi Lila: Kjo që i bënë atij, është e pafalshme

19 Nëntor 2020, 10:18Politika TEMA

Andi Lila, një nga lojtarët më mediokër të Kombëtares, që grumbullohej për shkak të miqësive në Federatë, ka nisur fushatën si kandidat i PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai kishte vajtur të bënte një reportazh në fushën e Kavajës, por aty, policët, që janë më rëndë se Lila, e kanë përzënë nga fusha.

Kaq është dashur, që prej dy-tri ditësh, në mediet e PD-së, të merren me këtë skandal kombëtar.

Lulzim Basha thotë se e ka marrë në telefon i tronditur Lilën.

“Kjo është e turpshme dhe kriminale! Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media. 

Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë!  Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! 

Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë”, shkruan Basha.

6 komente në “Lulzim Basha telefonon “yllin” Andi Lila: Kjo që i bënë atij, është e pafalshme”

  1. thuthuqi says:

    Zot i mdhe kur merret me politike dhe Andi Lila, copa e mishit, servili dhe hipokriti i shkalles superore.
    Lutemi z. Mero Baze qe mos te botoi te tilla shkrime sepse ofendon gazeten Tema.

  2. Veterineri says:

    Me mir qe nuk e kan len te fliste, se vetem karlliqe nxjerr nga goja ky kopili Dukes.

  3. Arbërori says:

    “Sapo fola në telefon me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar…”
    Hahaha Lila yll i futbollit shqiptar, hahaha, o Lulush ça thua o budall… ????

  4. Dani says:

    Po qfare do politika ne fushen e fotbollit me sa duket Lulzim Basha do i marre te gjith ne PD si veten edhe me keq qe nuk dine as tabelen e shumzimit as te lexone kur te behet edhe Andi Lila politikanet dhe deputet mos mbet djale ne kembe pastaj

  5. Martin says:

    Andi lila esht nje cop kari qe ska shokun. Me lilen mendon se do fitosh ti??? Hahaaaaaa

  6. Haka Tekizoti says:

    Kjo që “i kanë bërë Andi Lilës” është e pafalshme thotë Llulli dhe ka mundësi të ketë të drejtë, sepse sipas tij, të falshme janë vetëm shërbimet ndaj Serbisë kundër shqiptarëve, vjedhjet e gjësë së shqiptarëve, vrasjet e shqiptarëve, pra çdo gjë antishqiptare që shpie ujë në mullirin e Serbisë dhe në xhepat e Lul Llapës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje