Ambasadorja e SHBA: Institucionet të vazhdojnë punën me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

19 Nëntor 2020, 11:56Politika TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta, parlamentit dhe institucioneve të Drejtësisë  që vazhdojnë punën me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në twitter Kim thekson se udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin që u kanë shqiptarëve për drejtësi.

“Më vjen mirë të shikoj progresin drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti.

Kanë mbetur edhe 6 javë, Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë.

Faleminderit JAC për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin që u kanë shqiptarëve për drejtësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim në një postim në Twitter.  (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ambasadorja e SHBA: Institucionet të vazhdojnë punën me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese”

  1. keqardhje says:

    Zonja ambasadore; presidenti s’ka kohe se eshte i pire dhe uron kuqezinjte dhe grate bjelloruse. Po s’paska nje shqiptar qe ti shkerdhej ç’i mban praku shtepise se SPAK eshte i zene me qytetaret, i denon me nga 1000 leke per thyerje rregullash. Ky eshte SPAK qe na ndihmoi Amerika? Ama ndihme!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje