Mjeku shqiptar që shërben në SHBA, Gentian Toshkëzi, tha se situata me koronavirusin në Amerikë është e rënduar dhe shifrat po rriten nga dita në ditë.
Mjeku Toshkëzi theksoi në News24 se shifrat e infektimeve dhe viktimave nga Covid-19 në SHBA janë të njëjtë me ato të para muajit maj, kur u shënua piku i valës së parë.
“Situata në SHBA ka qenë vërtet e rënduar ditët e fundit. Ka pasur rritje të pacientëve me Covid. Numri është rritur përditë. Gjendja është e rënduar me këtë fluks të madh pacientësh. Po shohim numrat që janë të njëjtë me ato të para muajit maj. Mendoj se kemi futur protokollet për të mos shkuar drejt kolapsit. Ky virus erdhi me shumë të panjohura. Duke e njohur virusin ne filluam në mënyrë urgjente të implementonim protokollet për të trajtuar virusin dhe tani e kemi më të qartë. Tani kemi protokolle që në një far mënyrë supertojnë problemet, por kemi dhe një ilaç, që prodhohet në mënyrë të përshpejtuar si remdesiviri, por edhe plazma, që ndihmojnë pacientët të dalin nga gjendja e rënduar. Për pacientë më të rënduar kemi protokolle më agresive për trajtimin e tyre”, tha mjeku shqiptar.
Neurokirurgu shqiptar foli dhe për ndikimin e koronavirusit te sistemi nervor i pacientëve, duke thënë se është e vërtetë që ky virus prek sistemin nervor dhe trurin e të infektuarve.
Ka lezet kur degjon nje doctor ne Amerike qe flet per situaten dhe cfare ndodh me cov 19 dhe shikoni monstrat tane qe nga epileptiku Luli apo vampiri Sali qe merren me te vdekurit dhe kerkojne kredibilitet. Edhe me keq ne nje tjeter shkrim ku shkruhet ne Elbasan nje kanibal sulmon me gure qendren shendetesore. I zot kur do behen normal keta njerez me bisht. Doktorit I urojme suksese dhe te jete shembull per te gjithe stafin mjeksor.
Mjeket shqiptar Te shkelqyer ne bote. Krenari e kombit