AKUZAT: Nevoja për t’u sqaruar, janë apo jo pushtër këta mjekë dhe modeli “Pipero”

22 Nëntor 2020, 15:47Sociale TEMA

Sapo nga gjuha e Bashës doli akuza për fshehje viktimash nga ana e Ramës, të parët që dolën për të rrëzuar ishin të shumënjohurit bluza të bardha të Infektivit, me në krye dr. Najada Çomon, e pas saj, dr. Tritan Kalon, pa llogaritur të tjerët kolegë të tyre, asnjëri, individualisht apo grup, të përfolur për ndonjë abuzim profesional, cen moral, e aq më pak për militantizëm partiak.

Integriteti i tyre publik është diçka e provuar dhe e vërtetuar në kohë, e dalë në pah dhe gjatë krizës pandemike.

Kjo krizë ka një specifike; atë që nëse ngre ndonjë akuzë, nuk ka gjasë që ajo mos prek stafet mjekësore.

Pra, edhe në pastë ikur mendja Ramës, e ka vendosur të gënjejë për numrin e jetëhumburve, nuk asgjë gjasë që të mos ketë bashkëpunëtorë në këtë paudhësi, siç opozita pretendon, pikërisht stafet mjekësore.

Mirëpo vëreni me kujdes një frazë të Bashës në një reagim të fundit mbi aferën e përfolur mortore.

“Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë”(!!!).

Cilët mjekë vlerëson Basha? Mjekët nuk janë bashkësi amorfe Vlerëson mjekët e Infektivit? Ata i dolën kundër dhe e rrëzuan me deklaratë. Komiteti i Ekspertëve përbëhet po ashtu nga mjekë. Bëjnë pjesë ata në vlerësimet e Bashës?

Ja këto duhen sqaruar.

Eshtë tipike në ligjërimin e Bashës; një mungesë e konkretes, një mungesë e zbërthimit logjik të diçkaje, argumentimit të detajuar të asaj që mbron apo pohon, duke u mjaftuar me përgjithësime me theks të dukshëm e të bezdisshëm dogmatik në ligjërim, prej së cilit rrjedhin dhe nonsense të tilla.

Sepse, si mundet të mos fajësohen mjekët e të fajësohet Rama, për një diçka që patjetër, nëse ka ndodhur, ka për bashkëpunëtorë mjekët. Pra, hipotetikisht, nëse ka ndodhur, Rama mund të ketë patur thjesht një ide, djallëzore në këtë rast, por procedurat mortore e gjithçka tjetër është në dorë të bluzave të bardha. Përkthyer ndryshe, ai stafi i Infektivit, me emra si dr. Çomo e dr. Kalo, o janë dhe ata pjesë të kësaj afere, o nuk ka asnjë mundësi që të jetë Rama e jo ata. Pra, Basha o duhet të përfshijë dhe ata nën akuzë, o nuk ka asnjë sens logjik që të shfajësojë ata e akuzojë Ramën. Gjithnjë nëse flasim për një vijë logjike minimale që duhet të shoqërojë një akuzë.

Opozita mjekësore

Që në krye të krizës pandemike, opozita ka bërë opozitën e saj tipike, por pa marrë parasysh në asnjë rast specifikat e saj në ndërtimin e akuzave, për t’i bërë ato mininalisht bindëse. E para: që kjo është një krizë globale dhe jo lokale. E dyta: se kriza ka në krye një Komitet Ekspertësh, ku asnjëri prej tyre nuk ka patur apo ka ndonjë pozicion politik, që mund ta kompromentonte në qëndrime.

Përkundër kësaj, një prej emrave, një infermier me të cilët opozita ndërtoi ndër të parat akuza, Ilir Allkja, i cili pretendonte se qeveria e kishte lënë pa veshje speciale, gjë që u vërtetua që ishte gënjeshtër e pastër, pasi vetë ishte fotografuar me to në ambiente spitali, ishte ndër të tjera dhe një militant partiak prej atyre që merrnin pjesë rregullisht në protestat e opozitës.

Tjetri, Gazmend Koduzi, ndër zërat kryesorë të opozitës në ballafaqime televizive, është aty me pozicion politik, para se të jetë mjekësor, si kreu i kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD. Pos kësaj, ai, si dhe të tjerë figura mjekësore të opozitës, nuk janë parë, qoftë dhe për etikë profesionale, që të marrin një rol në “vijën e parë të zjarrit”. Pra, thjesht bëjnë politikanin e jo mjekun, por kundër kujt? Kundër kolegëve të tyre jopartiakë.

Pra është një partiak. Dhe përballë në ballafaqime nuk ka në asnjë rast partiakë si ai, thënë kjo në funksion të ekuivalencës në përballje. Përballë ka vetëm profesionistë pa parti. Dhe ish-ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja, një ish-socialist i kohës “Nano”, aktiv kohët e fundit në debate  dhe më së shumti përballë Koduzit, prej kohësh është larg politikës, larg PS-së, pa pozicione shtetërore dhe pa qenë pjesë e ekipt Rama në asnjë nivel pushteti.

Ata, personazhet aspak mjekësore e tërësisht politike të PD-së, në dukje akuzojnë qeverinë, por në thelb akuzojnë kolegët e tyre. Eshtë lloji i krizës që çon në këtë përfundim.

Rasti “Pipero”

Dr. Pëllumb Pipero, një ndër epidemiologët e njohur ndër vite, ish-kreu, u bë popullor këto kohë për prognozat e tij ndaj sëmundjes COVID. Dikush e vlerëson e dikush edhe bën ironi me protagonizmin e tij. Por ai ka treguar një integritet të padiskutueshëm moral dhe profesional, duke qenë njëherësh i vetmi emër në elitën e bluzave të bardha të kësaj krize që kë profilin e tij siglën e një partie. Dhe një partie jo dosido, por që s’snjeh asnjë skrupull moral, gjithashtu dhe në këtë krizë.

Pipero ka qenë pranë LSI-së, ndoshta dhe vijon të jetë, së paku si kandidat për të qenë deputet i saj, por ka zgjedhur të bëjë mjekun e jo gërrnjarin e rëndomtë politik.

Ndaj, vërtet që COVID-i po vë në provë, jo vetëm shëndetin e çokujt, por dhe karakterin e çdokujt./tesheshi.com

24 komente në “AKUZAT: Nevoja për t’u sqaruar, janë apo jo pushtër këta mjekë dhe modeli “Pipero””

  1. bojaxhi rilindas says:

    Nje dolli per integritetin e Piperos qe hidhte valle e thyente gota nderkohe qe neper media kerkonte respektim rigoroz te rregullave anti-covid. Kushedi perse te vetmet vende te miratuara per tampone nga 100 euro kane te bejne me Rakacollin, Bratajn dhe Piperon.

    1. Antonio says:

      Keta jane ata qe te hedhin nga ballkonet e spitaleve.

      1. Jani says:

        Po perse more Antonio,perse zgjedh vetem te hedhesh helm?! Here si Helen e here si legen?! Njeriu zgjedh te jetoje, si njeri drejt ne kembe, osé si zvarranik. Si nuk u lodhet se zvarrituri?!

    2. Gjergji says:

      Tema Peshtani News kesaj radhe gaboi, gaboi rende. Pipero nuk mund te jepet si shembull pozitiv per shoqerine shqiptare. Mbase per matralazet, po.

  2. për të qeshur says:

    vërtet flisni dhe besoni për integritet të mjekëve?

  3. Entoni says:

    Per “Piperizimin” e shoqerise shqiptare,

    Si fillim, nje pershendetje per Prof. Çomon, Prof. Kalon edhe te gjithe stafin shendetesor, mjek (epidemiolog, familje, infermeriere edhe laburante) te cilet me vetmohim jane duke perballuar kete vale te dyte Covidi.

    Nje perbuzje te madhe per “Rilindjen” e cila e ka lene mjekesin ne dite te hallit. Personeli mjekesor eshte i keqpaguar, i keqtrajtuar pa mjetet minimale per tu mbrojtur nga infeksioni. Do citoj vetem dy fakte: nje mjek familje merr furnizim nga shteti vetem nje maske ne jave. Edhe e dyta, personelit mjekesor i vjen pergjigjja e tamponit pas 9 ditesh.

    Nje neveritje per Opoziten, per nivelin e tyre medioker edhe paaftesine per te hedhur poshte qeverin e Facebookut.

    Modeli Pipero eshte nje nga shembujt me te neveritshem qe pasqyron kalbjen e shoqerise shqiptare edhe kthimin e cdo individi ne nje zombi te rrjeteve sociale.

  4. ?☹️ says:

    Edhe antiviralin FAVIRA, thonë se vetëm Pipero e rekomandon dhe të tregon ku ta gjesh.

  5. Gim says:

    Per kliniken private te piperos flisni se spo e marr vesh. Pipero po ben lek me kova, duke shfrytezuae marketingun qe i beri vetes

  6. Jon says:

    CA doktoresh,kasape thuaj.
    Fatkeqsisht mas viteve 90 vec doktor skemi.
    Keta sot te shikojn duart,se humanizmin e Kan harruar

  7. Antonio says:

    Keta jane ata qe te hedhin nga ballkonet e spitaleve.

  8. Agimi Diber says:

    Po dhe sikur te jete numri me i larte cfare faji ka rama ketu. Kjo pandemi eshte flame mbare boterore. Nuk erdhi nga rama kjo pandemi o vulehumburi lulzim basha. Ore lulzimi i vocer lere pipullin pa stres dhe ne hallin e vet dhe mos hap panik o te shkerdhefshin gruan te gjithe ato stafe mjekesh qe po lodhen 8 muaj me pandemine. Shiko dhe beje analizen e vetes cfare i ke vere vellezerve tane kosovare se di te vije nje dite edhe sikur kryeminister te behesh do ti fusin koqet ne nje bige dhe do te tredhin se jane pipulli me i vujtur ne ballkan e ti rri e genjen cdo dite per to.

  9. Jimi says:

    Po dihet qe Lulja eshte shejtan budalla.

  10. Outspoken says:

    Doktoret shqiptar nuk kane as Din e as imom,
    Doktoret shqiptar jane Maskarenj ,idiot, dhe injorant !!!
    I pashe ke spitali QSUT se si ishin Doktoret shqiptar!!!
    TURP TURP TURP !

  11. Outspoken says:

    Doktoret shqiptar nuk kane as Din e as imom,
    Doktoret shqiptar jane Maskarenj ,idiot, dhe injorant !!!
    I pashe ke spitali QSUT se si ishin Doktoret shqiptar!!!
    TURP TURP TURP !
    Maskarenj te lindur!!!

  12. Mjeku says:

    Ju lutem, Pipero nuk mund te rreshtohet krahas dr.Kalos, dr.Comos etj. Le te vazhdoje te LSI, fryma r se ciles e ka bere pasanik.

  13. AndonLars says:

    Hahahahaha! Modeli Pipero? Equshtë e barabartë me përdorimin e profesionit të mjekut për përfitime personale. Asgje tjeter. Pipero nuk është i vetmi mjek që përdor spitalin shtetëror si një pikë për të “rekomanduar pacientëve klinikën e tij private”. Ose shkojnë për privat ose punojnë vetëm për shtetin! Jo 2 së bashku !

  14. ?? says:

    Mjekët e kovidi 1 dhe 2 nuk janë si Pipero .
    Bëjnë punën , japin gjithë çmundin atje.
    Pipero i bën shërbimin sektorit të tijë privat .
    Depos farmaceutike e të tjera bizneseve.
    Ëdhtë besnik i Lesgelisë sepse ajo e promovoj, pasuroj dhe vazhdon ti shtojë .
    Por Tan Kalo me shok e shoqe , janë mga ata që s’ja fut dot paratë e pamerituara në xhep .
    Janë nga ata që s’pyesin as për qeveri dhe as kryeministër e parti në qoftëse nuk u duket e drejtë .
    RROFSHIN MJEKËT E NDERSHËM DHE TË PALODHUR.
    TURP PËR PËRFITUESIT E KËSAJ SITUATE TË VËSHTIRË.
    NEVERI PËR ATA QË BËJNË KAPITAL ME FATKEQËSINË .

    1. ZENEL HASI says:

      Je shume korrekte shoqja ime! Rroftë mjekët e nderuar!
      Qeveria duhet të ndërmarrë veprime kundër klinikave private dhe depove të ilaçeve të drejtuara nga mjekët që marrin gjithashtu pagë nga shteti.

  15. Varja says:

    Ti ish per Lulin, kish bo “Shtepine e Verdhe” per spital… e di vete ai per cfare! Rrezik edhe Ramen do e conte ne intubim!

  16. david says:

    A e shikoni sa lete dallohen shpellaret derra….
    Ka shkruar me emrin ANTONIO…..
    E mor derr Zoti te shofte rracen se ju s’beheni njerez.
    NJEREZIT ME TE NDERUAR QE MERITOJ E TE JENE HERONJ TE POPULLIT jane keta doktore dhe gith stafi mjekesor…..

  17. TONI says:

    Pipero ka qene drejtor shendeti publik kur lsi bente namin …..tani me covit qindra teste dita….12 mije leke……

  18. Sandri says:

    Po i mbani akoma robt jashte infektivit neper ambulanca e po ju shisni nga 400 euro ampulat e ilaceve brenda ne spital …. o heronjte e propagandes

  19. Cufi says:

    Pash ne nje interviste nj lloj mut gazetari genjente nga jashte spitalit sikur kishte ndigjua se brenda ambulacave sikur po vdesnin njerze ose kam pa disa duke prite se cfare po bahet me te afermit e tyre ne spital por nuk kishte mundesi te intervistonte se nuk donin te tilla dokrra flet per dite se kam ndigjua kete e ate por nuk thote kush ja tha ,ky ashte nje fare Erioni e ky piperuqea rrinte si mut e nuk i thoshte se nuk eshte e vertet,ne njeten tjeter tv jepte se spital kishte edhe 20 vende bosh.Ky piperuqa pret me shkua te shtepia me marre lekte e me cua porsit e leshelise.Tani e kam kuptua se vraponte ne te gjithe tv per ti bane reklame vehtes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje