Nga Mentor Kikia
Bëra një postim dje në këtë faqe, ku kritikoja PD-në që akuzonte qeverinë duke përdorur ca foto nga morgu, si dhe qeverinë, që kur do të sulmojë opozitën, nxjerr doktorreshë Najadën dhe mjeket në koridor si të ishin kori i QSUT-së.
Ishte një nga shkrimet që tërhoqi shumë komentues. Qindra njerëz u lëshuan duke u sharë mes tyre(Jo duke diskutuar e ndarë mendime).
Ata që mbronin “Morgun” dhe kauzën e opozitës dhe ata që mbronin “Mjekët” dhe qëndrimin e qeverisë.
Padyshim që të gjithë bashkë shanin edhe autorin e shkrimit. Ca për pjesën e parë, e ca për pjesën e dytë.
Po nuk mungonin as ata që e shanin, pse i kishte kritikuar të dyja palët. Sepse njeriu duhet ta ndajë: O me njërën palë, o me tjetrën.
Theksoj, sharje dhe jo diskutim normal, për të cilin kemi vërtet aq shumë nevojë.
O njerëz të mjerë, o të pabrekë, o të pangrënë, që jeni gati ta shqyeni e ta hani njëri-tjetrin, për llogari të “atyre lart”, po a nuk e kuptoni se sa jeni robëruar nga varësia prej politikës?
Po jeni të gjithë njësoj të gënjyer e të mashtruar, të gjithë të vjedhur e të përdorur, sa nga njëra e sa nga tjetra palë.
Edhe unë kam bindjet dhe preferencat e mia politike dhe i mbroj ato. Por nuk jam gati të pështyj askënd që nuk ka të njajtat bindje me mua.
Aq më pak ta “shqyej”. Sepse jam 1000% i bindur se në këtë vend nuk ka ende një udhëheqës apo një politikan që të meritojë të tillë sakrificë sublime nga populli i tij.
Prof.dr Kalo esht nr.1
Per ti vrare me shume veshin popullit ,masave,te rinjeve dhe te reajave ne drejtim te zgjedhjes midis te mires dhe te keqes per mua nje rol te pa zvendesushem duhet te luaj medja e shkruare dhe vizive.
Me pelqen mendimi dhe ideja e Kikise por midis shume te keqijve duhet ti jepet njerit pak me shume vlere se pastaj ndodhemi tek çeshtja koaotike te gjthe te barabare,te gjithe bashkefajtore dhe ku ishje hiç gjikundi dhe çfar bere hiç asgje.
Kurre mos pretendojme per njrez te rene nga qielli por per te gjithe te kete vleresime reale dhe jo vleresime militantesh dhe dashakeqes,
Everteta eshte se shqiperia sote eshte ne hall shume te madh kur Cjapi me zilen me te madhe kerkon me çdo kushte te çoje kopene jo ne kullote por ne gremine,e kjo eshte refreni i dites shqiptare sote.