Së pari vaksinat, tani çmimet. Gjigandët e farmacisë në SHBA kanë filluar të shpallin se sa do të kushtojnë vaksinat e tyre. Ndërkohë, Rusia thotë se alternativa e saj do të jetë më e lirë.
Dy prodhuesit amerikanë të ilaçeve që synojnë të sjellin vaksinat në treg vaksinat e tyre, së pari kanë zbuluar strategjitë e çmimeve.
Pfizer, i cili kërkoi të shtunën aprovimin nga SHBA për formulën e saj, tha se një dozë e produktit të saj do të kushtonte 19.50 dollarë.
Kompania tjetër Moderna, që mendohet të jetë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje për një shpërndarje gjithëpërfshirëse në Bashkimin Evropian, njoftoi këtë javë se do të kërkojë një çmim mes 25-37 dollarë.
Por duke qenë se kërkohen dy doza të vaksinës për person, kostoja e përgjithshme do të dyfishohet duke shkuar në 39 dollarë (për Pfizer) dhe 50-74 dollarë (për vaksinën e Moderna-s).
Ndërkohë, prodhuesit e vaksinës ruse “Sputnik V” thanë se çmimi i formulës së tyre “do të jetë shumë më i ulët”.
Një zëdhënës i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), i cili financoi formulën e zhvilluar nga Qendra Gamaleya e Moskës, tha se struktura e tyre e çmimeve do të shpallet zyrtarisht javën e ardhshme. Megjithatë siç shkruan RT, më parë është përfolur që çmimi i eksportit do të ishte rreth 10 dollarë për të dy dozat që nevojitet të kryejë një person.
Në gusht, Rusia u bë vendi i parë në botë që regjistroi një vaksinë për Covid-19. Detajet më pas u botuan në revistën mjekësore Lancet, e cila tregoi se kjo vaksinë ishte në gjendje të nxisë një përgjigje imune tek vullnetarët e shëndetshëm. Mirëpo, shumë shkencëtarë dhe komentatorë perëndimore shprehën shqetësime mbi urgjencën në të cilën u shpall vaksina.
kujt i plasi kur nuk ka efekt !?
O Mero, cfaredo qe te thuash, amerikanet e tu dhe te shumices se trushkulurve shqipo, kane synim vetem fitimin edhe sikur te shkelin mbi kufoma…! Ky eshte akoma nje fakt se pandemia nuk ka ardhur nga Zoti… Shyqyr per kete bote, qe akoma egzistojne RUSET … dhe jane TE FORTE…!!!
Shumë e vërtetë niku!!
Respekte! Populli nuk e kupton që e vërteta nuk ka lidhje me “sa herë thuhet” dhe “sa njerëz e besojnë”.
Njerëzit nuk e kuptojnë që truri i njeriut (i cdo njeriu) ka pika të dobta që shfrytëzohen nga manipuluesit.!
Ashtu si një goditje fizike në tru shkakton atë që shkakton
ashtu edhe manipulimi e ka shumë të thjeshtë!
Shumë e vërtetë niku!!
Respekte! Populli nuk e kupton që e vërteta nuk ka lidhje me “sa herë thuhet” dhe “sa njerëz e besojnë”.
Njerëzit nuk e kuptojnë që truri i njeriut (i cdo njeriu) ka pika të dobta që shfrytëzohen nga manipuluesit.!
Ashtu si një goditje fizike në tru shkakton atë që shkakton
ashtu edhe manipulimi e ka shumë të thjeshtë!!