“Venecia”, konsultime virtuale për ndryshimet kushtetuese dhe Kodin

23 Nëntor 2020, 18:15Kronika TEMA

Në pamundësi për shkak të pandemisë për të zhvilluar në Tiranë takime me grupet e interesit, ekspertët e Venecias kanë nisur nga kjo e hënë konsultimet online.

Këshilltarët e presidentit Meta kanë parashtruar të parët pretendimet përse ndryshimet e Kodit zgjedhor të 5 Tetorit janë antikushtetuese e njëanshme dhe përse ndryshimet kushtetuese sipas tyre prekin marrëveshjen konsensuale të 5 Qershorit.

Brenda kësaj jave ekspertët e Venecias do të kenë komunikime virtuale dhe me Damian Gjiknurin nga socialistët si dhe me përfaqësuesit e opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare si dhe shoqërinë civile.

2 komente në ““Venecia”, konsultime virtuale për ndryshimet kushtetuese dhe Kodin”

  1. Dajti says:

    Pleqt e Venecias I marin bendimet si!si I do plitika,kjo u vertetua ne rastin Meta,raporti perfundimtar ishte ndryshe nga parapraku.

  2. Dajti says:

    Pleqt e Venecias I marin vendimet si I do plitika,kjo u vertetua ne rastin Meta,raporti perfundimtar ishte ndryshe nga parapraku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje