Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

26 Nëntor 2020, 17:23Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Nëse do të bënim një bilanc të shpejtë në 1 vjetorin e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ai mund të përmblidhej në një fjali: Nuk ka drejtësi për viktimat dhe as zhdëmtim për të mbijetuarit.

Të dyja këto fabula janë të përmbledhura më së miri në një familje të vetme, atë të Alesios, djalit 11 vjeçar të shndërruar në simbol të kësaj tragjedie.

Pasi fluturoi nga dritarja e apartamentit të tij, për t’i shpëtuar kthetrave të vdekjes, në të cilat ranë fatkeqësisht i ati dhe e motra, ai u bë i njohur për të gjithë, sepse kryeministri e ktheu në një personazh televiziv duke e hipur në çarter për të takuar Ronaldon dhe duke e shoqëruar me veturën e tij për në shkollë.

Dhjetë muaj më pas, ai u rishfaq në të gjitha ekranet, këtë herë me këmbënguljen e opozitës, për të deklaruar se qeveria thjeshtë e kishte përdorur dhe më pas e kishte flakur në harresë familjen e tij.

Por përtej këtij pinpongu politik, historia e Alesios dhe e së ëmës, Manjola Cakonjit, është tipike për të kuptuar së pari, se si janë fshehur gjurmët e krimit që ndodhi dhe së dyti, se si është dështuar me rikthimin në jetë të atyre që mbetën gjallë.

Le të shpjegohemi. Familja Cakonji jetonte në një nga dy pallatet e Thumanës, ku humbën jetën gjysma e 51 viktimave të 26 nëntorit. Apartamentet e tyre ishin dëmtuar rëndë që nga lëkundjet e tokës në 2018 dhe dyshohet se u bënë të pabanueshme pas tërmetit që ra në shtatorin e 2019. Shteti shqiptar duhet t’i detyronte ata të dilinin nga ato godina, ku thjeshtë i la të prisnin në mënyrë makabre vdekjen.

Boll të shohësh kronikat televizive të ditëve të para, pas tragjedisë të 26 nëntorit, për të kuptuar se si zyrtarët e rilindjes u vunë në punë për të fshehur përgjegjësitë e tyre. I pari zv/kryeministri Braçe, duke pranuar se pallatet kishin qenë të pabanueshme, deklaronte se kryetari i bashkisë i kishte urdhëruar banorët që t’i braktisnin shtëpitë. Por në të njëjtën kohë me të, kryetari rilindas Bushi, pretendonte se ato nuk kishin probleme përpos krisjes së suvave.

Pyetja nëse 24 banorët fatkeqë të Thumanës u lanë me indiferencë të shkonin drejt vdekjes, iu bë edhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, por ndonëse ata premtuan të thoshin të vërtetën që fshihej në arkivat e institutit të ndërtimit, ajo nuk u mor vesh kurrë. Edhe sot, një vit më pas, ne nuk e dimë nëse motra e Alesios, i ati i tij dhe plot 22 viktima të tjera, vdiqën thjeshtë se nuk mund të banonin kërrkund tjetër përpos banesave të tyre që përbënin rrezik vdekjeje.

Përpara fshehjes së dokumentave që mund të provonin një krim të pastër shtetëror, mosmbajtja e premtimeve ndaj atyre që mbetën gjallë duket një mëkat shumë më minor.

Të gjithë jemi dëshmitarë se ajo që ndodhi me të mbijetuarit e familjes Cakonji, të cilëve pa ngritur zërin nuk iu realizua asgjë që u ishte premtuar, ka ndodhur me shumë prej atyre që 26 nëntori i shkuar i rrënoi ekonomikisht. Në rrjet gëlojnë sa e sa video me premtimet e pambajtura të Ramës dhe me vonesat e procesit të rindërtimit. Sa herë kryeministri kërkon ta retushojë këtë imazh me pamje propagandistike, denoncimet vërshojnë.

Kur Rama hedh në Facebook punimet për ringritjen e një shkolle, opozita i nxjerr menjëherë premtimin e pambajtur se nxënësit duhet ta kishin nisur aty vitin shkollor. Kur Rama vendos një varg hudhrash anash derës së një shtëpie të ringritur, ata i tregojnë rrëfimin një familjeje që e kanë harruar në çadër. Sa herë Rama paraqitet diku, duke mbajtur në duar tortën që i ka përgatitur Lali, ata i nxjerrin filmimet e atyre që presin pas dyerve për dëshpërblimet që u takojnë.

Pra nuk ka dyshim se shumë nga të dëmtuarit prej kësaj tragjedie, ndryshe nga sa iu premtua, sot kanë mbetur të vetëm.

Dhe kjo është e kuptueshme. Një shtet që ditën e fatkeqësisë i vuri xhenierët të gërmonin me duar, sepse nuk dispononte as mjetet elementare, nuk mund të bënte mrekulli me ringritjen e godinave. Po t’i shtosh kësaj efektet ekonomikisht shkatërruese të pandemisë, premtimet e një viti më parë duken si ëndrra.

Po të shihet me vëmendje, edhe fjalori i kryeministrit ka ndryshuar ndjeshëm. Ai më shumë se tek mrekullia e para një viti, që nuk ndodhi kurrë, tani e vë theksin tek fakti se edhe shtete më të fuqishme si Italia, i kanë ende në çadra banorët e tyre.

Natyrisht askush nuk ka pritur që Edi Rama të realizonte përrallat miliarda dollarëshe që premtoi një vit më parë. Ai nuk e kishte as mundësinë reale, as rrethanat që i erdhën dhe as aftësinë për t’u ngritur në lartësinë e tyre.

Në këtë aspekt ai mund të shfajësohet.

Por ajo që e rëndon së tepërmi, është mungesa e empathisë dhe e kujdesit për ata që e pësuan nga tragjedia. Nëse Rama mund të justifikohet se nuk qe dot në gjendje t’u siguronte një çati atyre që mbetën gjallë, ai nuk mund të falet për faktin se nuk bëri drejtësi, për ata që humbën jetën.

Ne, ende sot, na mbahet e fshehur një dilemë: nëse e motra dhe babai i Alesios vdiqën për faj të shtetit apo jo.

E pa ditur këtë, shëtitja me çarter i trashëgimtarit të tyre, apo qoftë edhe sigurimi i një shtëpie për të, nuk kanë vlerë. Ato janë thjeshtë propaganda bajate e një shteti që ka dështuar edhe me rindërtimin edhe me gjetjen e fajtorëve për fatkeqësinë.

10 komente në “Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit”

  1. Sali Hysniu says:

    Doli ky kuratori i qenefit.

    1. Sali Lik Mon Luli says:

      O Andushuq Bushatuq.
      Ti, e di mirë se kush je.
      Yt atë, Meh’di Bushati, ish Punëtor Operativ, i Sigurimit të Shtetit, Kryetar i Deges VIII-të në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, që ndiqte gjithë “elementët antiparti e sabotatorët në art, kulturë,,ushtri, ekonomi bujqësi, naftë, miniera, etj, etj…..”, duke marrë më qafë, një plejadë të tërë intelektualësh atdhetarë,,profesionistë dhe burra e gra dinjitozë e me karakter.
      Gjyshi yt, (babai i mamasë tënde, Verës); besniku i Partisë, Hysni Kapo, nga Tërbaçi, ka qenë ambasadori i parë i Shqipërisë nëmBeograd, mbas çlirimit (pra, si agjent rezident i sigurt i UDB, kunder Shqipërisë, kjo gjë e çertifikuar), anëtar i Bxtosl Politike të KQPPSH, Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH, që mbulonte Ministrinë e Breneshme, të Mbrojties, Prokurori, Gjykata, burgje etj.
      Daja yt imadh, Pëllumb Hysni Kapo,,punëtor operativ i sigurimit,të shtetit, kryetar Dege, përgjegjës në Komitetin Qendror të PPSH për sigurimin e shtetit.
      Gjyshja nga mamaja, Vito Kapo (Kondi),anëtare e komitetit qendror të PPSH,,Ministre disa here, Kryetare e BGSH, etj, etj.
      Daja i mamasë tënde, Pirro Kondi, anëtar i KQPPSH, sekretar i parë i Partisë për TIRANËN etj, etj.
      Burri i tezes së mamasë tënde, ( Tana Kondi – Nesho), Gaqo Nesho, anëtar i KQPPSH, ish ambasador, sekretar i parë i partisë Pogradec, Krujë, Ti4anë, dhe babai i “ambasadorit të leshit e kakardhisë” Agim Nesho.
      Këta janë më pikantët.
      Po do, ka edhe mbi 120 që spikasin,,por jo kaq,të,rëmdësishëm.
      Dhe, me gjithë këto, ti.o mut muti, ke fytyrë dhe kruhesh ?
      Je pa karakter.
      I pa fytyrë.
      Tamam si parardhesit e tu.

  2. faruk says:

    Cfar thote shoku Bushati, ky i di mire se eshte bir kurve familje bllokmenesh me gen komunisti te ndyre….

  3. Cufi says:

    E ka gjet biri ibllokut si hetues qe ashte se ashtu ka pasur tere familjen ky i degjenruar.Ashte mire te na thote cili vend ne bote i ka strehua ne nje kohe rekord ne hotele apo cadra ky qen bir qeni te na tregoj

  4. vlora says:

    Shkrim qe e pershkon nje fill ligesie.Qeveria ka faj qe lejoi termetin,po keshtu qe futi dhe covidin.Qeveria ka faj qe nuk del banese me banese dhe ato qe jane te papershtateshme te largoje banoret e ti coj ne banesa te regullta.Banoret nuk kane asnje detyrimte kujdesen per vehten e tyre.Qeveria ka faj qe nuk i ndertoi banesat brenda 6 muajve me shkopin magjik.Ne na mashtron kur tregon punen qe behet.Amerika nje shtet i fuqishem kur ndodhin uragane dhe shkaterojne shtepi jep ndihma ushqimore dhe cadra .Vetem kaq.Ti gjithollog ke mbetur te Enveri.Vetem ai ngrinte shtepi .Ne ekonomin e tregut gjithsejcili kujdeset vet per shtepine e tij .Neve jemi kthyer si skllever me pune angari.Paguajme per ata qe burgosi familja jote,per ata qe shpronesoi Saliu me Fatosin,per termetin, per permbytjet.Po shoqerite e sigurimit per cfare jane?Jo zoteri une nuk kam borxh te ndertoj banesat e atyre qe nuk i sigurojne.Ti lexon shkrime te gjyshit e ngateron kohet

  5. keqardhje says:

    Shko ndihmoi te mbeturit vetem te termetit, Andi dhe doktoret e Lulezimi dergoi te numurojne arkivolat, se per ate pune jeni ju.

  6. bislimi says:

    Edhe ky pusht me vdekjen….si nuk u bënë njerëz njëherë…
    Nga katet luksoze të banesave të tyre, nga shishet e shampanjës fituar përmes gjobave dhe pushtllëqeve, nga jeta e çthurur duke i ndarë gratë dhe duke jetuar me të reja, nga shpifja si mjet jetese e deri tek përfitimi prej saj, nga geni familjar që merret me vrasjet…gjyshi i tij vendosi vrasjen e qindra vetëve e deri tek harresa e fisit të tij të njohur nga Shkodra se nuk kishin pushtet pas vitit 1944, nga horllëqet ne grup me pushtat e tjerë tek përfitimet nga vdekjet….
    këto janë opozita e sotme e mediave ” të pavarura”.

    Oh, pushti i gjyshit pusht, nuk ke faj…Sulo Gradeci në librin e tij tregon se si vinte Enveri e të merrte për dore në shetitje. Vinte te dera e shtëpisë ku linde, në bllok o pushti i bllokut dhe pyeste ” A është zgjuar Andi?”. Dhe more helmin e tij, idenë e armikut të klasës, vdekjet, se veç me to ngihesh…

  7. bislimi says:

    Edhe ky pusht me vdekjen….si nuk u bënë njerëz njëherë…
    Nga katet luksoze të banesave të tyre, nga shishet e shampanjës fituar përmes gjobave dhe pushtllëqeve, nga jeta e çthurur duke i ndarë gratë dhe duke jetuar me të reja, nga shpifja si mjet jetese e deri tek përfitimi prej saj, nga geni familjar që merret me vrasjet…gjyshi i tij vendosi vrasjen e qindra vetëve e deri tek harresa e fisit të tij të njohur nga Shkodra se nuk kishin pushtet pas vitit 1944, nga horllëqet ne grup me pushtat e tjerë tek përfitimet nga vdekjet….
    këto janë opozita e sotme e mediave ” të pavarura”.

    Oh, pushti i gjyshit pusht, nuk ke faj…Sulo Gradeci në librin e tij tregon se si vinte Enveri e të merrte për dore në shetitje. Vinte te dera e shtëpisë ku linde, në bllok o pushti i bllokut dhe pyeste ” A është zgjuar Andi?”. Dhe more helmin e tij, idenë e armikut të klasës, vdekjet, se veç me to ngihesh…

    E keqja është se këtë po e bëni mënyrë jetese…sepse nuk ka një ligj për mediat si e ka gjithë bota, si e kemi edhe në Kosovë, me një ligj si duhet , i mblidhet bytha

  8. Dervish Hysniu says:

    Po dhe ti zagar po te kishe dhene ndonje lek nga ato qe te paguajne pronaret per te lehur, do te kishe te drejten morale per te folur. Edhe kete shkrim per ata qe gjyshi yt i punoi qindin me internime e shkruan jo se te dhimsen por edhe ne kete rast te nxjeresh ndonje lek nga ata qe te paguajne!

  9. Bashkim says:

    Baci kulaci. . Ore Hajvon a kujton se ne nuk e dime qe EDI RAMA nuk ezhte as prokuror as gjykates per te dhene drejtesi. Qe ai duhet te punonte me shume patjeter qe qendron por cdo gje don kohen e vet sepse edhe sikur ti keshe parate vetem per ti shperndare don kohen e vet pale qe ndertimi fillon me pdojektii situacinet terreni materialet punonjesit dhe 1000gjera.NUK KA ASNJE DYSHIM QE JU JENI VECSE TE MJERE KURSE EDI RAMA ESHTE VECSE GJIGANDI I KOMBIT NE SHUME SHEKUJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje