Infektohet me COVID ambasadori i Kosovës në Tiranë

26 Nëntor 2020, 10:10Rajoni TEMA

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani është infektuar me COVID-19. Lajmi është bërë publik nga vetë ambasadori, i cili shkruan se ka simptoma të lehta.

Më tej ai tregon se nuk është shtruar në spital, por është izoluar në banesë aty ku po merr dhe mjekimin e nevojshëm.

Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.  Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.

Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore”, njofton ambasadori Nait Hasani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje