Kazani i FMN që dogji fabulën e rindërtimit

2 Dhjetor 2020, 16:54Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Pak ditë më parë, një vjetori i tragjedisë së rëndë të 26 nëntorit, pati si epilog ndeshjen mes propogandistëve dhe kritikëve të procesit të rindërtimit. Kryeministri, ministrat , mbështetësit e tyre, pomponin shtëpitë e ringritura, projektet 3D të lagjeve të reja dhe nuk linin pa nxjerrë në plan të parë ndonjë sharlatan që s’kishte turp të thoshte: “falë zotit, tërmeti ra në kohën e Edi Ramës”.

Nga ana tjetër, opozita dhe mjaft ekspertë të pavarur flisnin për mosmbajtjen e premtimeve se të gjitha shkollat do të ishin gati që në shtator, se në fund të këtij viti të gjithë ata që humbën shtëpitë do të ristrehoeshin, pra për dështimin e slloganit, se askush nuk do ndihej kurrë vetëm.

Në fakt, dita e një vjetorit të kësaj fatkeqësie, ishte vetëm kulmimi i një fushate që zgjat prej muajsh. Përgjatë saj, propaganda e qeverisë shfaqej me varganë hudhrash e me torta në duar, për të reklamuar shtëpitë e rindërtuara, ndërsa PD trokiste tek njerëzit e zhgënjyer të mbetur në çadra, apo te ata që ende nuk kanë marrë kompensimin që u takon.

E gjithë kjo betejë e stërgjatur mbetej e reduktuar në shembuj episodikë për një arsye të thjeshtë. Për shkakun e vetëm se qeveria ruante me fanatizmin e sekretit të kodit bërthamor, shifrat e realizimeve të buxhetit për procesin e rindërtimit. Ajo tentonte tu hidhte hi syve shqiptarëve me ndonjë kronikë mashtruese në televizione, pa dhënë llogari për bilancin real se sa para ka arritur të shpenzojë në këtë proces.

Shumë demonstrative për të kuptuar këtë është rishikimi i një debati të Edi Ramës me gazetarët, në 15 tetor në “Opinion”.

Armand Shkullaku e pyeti disa herë se përse ministria e Financave e mbante të fshehur shifrën e realizimeve të ulëta. Kolegia Fatjona Medini këmbënguli në detyrimin e kryeministrit për të bërë transparencë për këtë çështje të rëndësishme.

Por, me paturpësinë e atij që ka dështuar, Edi Rama filloi të bëjë ironi dhe të dredhojë pa dhënë një përgjigje.

Shifrat që kryeministri fshehu një muaj e gjysëm më parë, ne i kemi sot falë raportit të fundit të FMN-së. Ajo që zbulohet është katastrofike. Deri në muajin shtator, qeveria kishte arritur të realizonte vetëm 8% të fondit buxhetor që pati parashikuar vetë. Pra një pjesë fare minimale (22 milionë euro) nga 270 milionë që kishte paraparë në buxhet.

Mjafton kjo shifër për të kuptuar se përse ky dështim ruhej me fanatizmin e një sekreti shtetëror dhe se përse Rama luante teatër në “Opinion” kur pyetej nga Medini dhe Shkullaku.

Por mbi të gjitha, ajo që na plasi përpara syve Fondi Monetar Ndërkombëtar është fakti se historia që nisi me slloganin “ti nuk do të jesh kurrrë vetëm”, po rezulton një dështim spektakolar.

Qeveria, dhe administrata e drejtuar prej saj po rezultojnë të pa fuqishme dhe të pa afta në qëllimin kryesor që ata i kanë vënë vetes: procesin e rindërtimit.

Dhe këtu më e rëndësishme sesa pyetja se përse detyrohen të gënjejnë, është një tjetër: si ka mundësi që nuk i’a dalin dot në një çështje që e kanë shpallur si prioritet.

Ndryshe nga opozita dhe shumë kritikë të Ramës që e paraqesin këtë dështim si pasojë të një lideri të pashpirt që nuk merakoset për ata që kanë mbetur në çadra, si një lënie pas dore për tu marrë me tenderat fitimprurës dhe orekset e oligarkëve, ndoshta kjo disfatë i ka rrënjët më thellë.

Eshtë e vështirë të besosh se Edi Rama nuk e ka pasur prioritet rindërtimin. Eshtë po ashtu absurde të mendosh se ai nuk ka këmbëngulur për një efikasitet shumë herë më të lartë se ai 8% që tregoi FMN-ja, për këtë kauzë që donte ta kthente në flamurin e fushatës së ardhshme elektorale.

Edhe dëshmitë shkojnë në këtë drejtim. Edi Rama çirret dhe i ulëret pa pushim vartësave që merren me këtë çështje. Madje njerëzit pranë tij tregojnë edhe anekdoda se si ai ka instaluar një kamerë në kantierin e Thumanës, nga ku kontrollon vetë se si po ecin punimet.

Por, pavarësisht këtyre, piramida e ngritur prej tij ka dështuar dhe nuk ka treguar dot as efikasitetin më minimal.

Dhe arsyeja është e thjeshtë, sepse për dy mandate me radhë, rilindja ngriti një këmbë një makineri shtetërore, karburanti i vetëm për mirëfunksionimin e së cilës ishte korrupsioni. Pa pasur interes okult privat, si nxjerrja e 14 vendimeve të qeverisë brenda një dite për inceneratorët, ky mekanizëm nuk vihet dot në punë. Ai prej kohësh është programuar për të ndarë fitime të ndyra, por aspak për punë pa leverdi private, rindërtime shtëpish për hallexhinjtë, apo objektiva që kanë të bëjnë me të mirën publike.

Pikërisht për këtë Rama ka dështuar me rindërtimin të cilin donte me ç’do kusht ta përdorte si histori suksesi. Ai nuk mund të akuzohet se nuk ka dashur, por thjeshtë se qëndron në krye të një piramide që e ka të pamundur. Se ka ngritur një mekanizëm, i cili që në start nuk është dizenjuar për arritjen e objektivave të tillë.

Prandaj dhe fakti se kjo qeveri dhe kjo administratë nuk arrin dot të realizojë me rindërtimin as një të dhjetën e atyre që ka marrë përsipër vetë, nuk ka pse të na çudisë.

Dështimi qe fati i paracaktuar i saj. Ishte ai që e detyroi Ramën të mbysë sekretin me propagandë dhe të bënte teatër me gazetarët, deri sa një tjetër “kazan”, ai i FMN-së, i plasi në sy të vërtetën.

9 komente në “Kazani i FMN që dogji fabulën e rindërtimit”

  1. Cufi says:

    Te qifte seni nanen se ago shkolla e shtepia ndertohen per nje dite se te mesonje besniku i leshit apo pill satame,ti je nje idiot dhe prevers

    1. Hysni Kapi says:

      !pse je kaq i keq o derezi? Pse flet gjithmone keq o Andy Hysni Kapo Bushati! Fake news, genjeshtar.

  2. Pianisti says:

    Ik mer te qifsha Hysniun mer kerme blloku.
    Per ty Saliu thonte qe kur ishte i vogel i kemi vene zorre maceje se kishte probleme.
    Po ik e bej ndonje pune tjeter se nuk ben per gazetar, as ti dhe as ato katundaret si Rakipllari,Shkullaku ajo fycka Medini e sa e sa te tjere.Merrni dhe Ramen bashke me Lulin dhe ciftin LSI-ist dhe shporruni se e keni qelbur ate vend.Bini era mut te gjithe.

  3. Mirëdita says:

    Te dashur komentues:
    Ka disa arsye pse Bushatin e tmerron fjala “kazan”.
    Nuk po i rendit.
    Po them vetem njeren prej tyre: qe Bushati tashme eshte ne dashuri me kazanin.
    Kjo lidhje midis tmerrit dhe dashurise per te njejtin send apo fenomen, eshte leksioni Nr.1 i Psikanalaizes.
    Kam respekt per Gazeten TEMA, prandaj po e shkruaj kete koment.
    Shpresoj qe redaktoret dezhurn te Gazetes te mos bejne seleksionim.

  4. Olimpia says:

    Andi ,o injorant,leket paguhen kur mbaron objekti….Se po te paguhen me pare ndertuesit ,,falimentojne,,kaq nuk kupton o idiot.????Ne kushtet e pandemise po te kujtoj se shteti shqiptar,jo Rama o idiot,pasi shteti nuk eshte kryeministri,ka bere nje pune te jashtzakoneshme e cila rralle ndodh ne vendet demokratike ,liberale ,edhe ato me te fuqishmet.Shko pak ne internet dhe shiko ritmet e punimeve ne raste te tilla te vendeve te tjera dhe mbyllu ne shtepine tende te ndyre .Si nuk te ben pershtypje ajo zonja e baskise Durres qe ndjek cdo situate te rindertimit apo i Shijakut qe nuk ka lene objek
    pa kontrolluar duke sqaruar mijra njerez…. ….
    Shpesh bej pyetjen,perse dolen kaq te ndyre disa niper te Kapos.????Jam i bindur qe shumica e tyre nuk ju flet me goje …..Jemi shnderruar ne zvarranike te Berishes….

    1. Zeni says:

      Tani qe shajtet And bolen a mund te pergjigjeni edhe mua:
      KU, SI DHE ÇFARE ESHTE RI-NDERTUAR KONKRETISHT?
      Per Bashkine e Durresit pyes per vete
      Edhe mua mos me thoni te kontrolloj ne internet se skam nevoje….me ka rene termeti mbi koke personalisht…
      Hajt njehere t’ju degjoj pak

  5. Artur says:

    Bushati eshte nga ata kazanxhi qe vete genjen e vete komenton mbi genjeshtrat e tij duke i shtuar me shume genjeshtrat e komentimet e keshtu ad infinitum. Ne fund e mbyll me ” e shihni si ju thashe”. A ma ne gjyq nuk ja mban te shkoje kur vjen puna per tu perballur me faktet e tij. Po mire mor bushat vetem 22 milione dollare kane kushtuar shkollat e pallatet? Po c’pret nga nje injorant qe merret me thashetheme?

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Ahh mjekrrosh mjekrrosh. Po ate situaten e dyte qe ndodhi pas termetit ta linte menjane Rama dhe te merrej me llac e tulla apo me hapjen e 4 spitaleve dhe gjithe stafit zinxhir qe duheshin muaj te organizohej.. Fole shume per vjedhje dhe kuota finalizimesh por sfole fare per te infektuar qe renkojne ne intubinim dhe te vdekur.. Ti flet nen afshin e alkolit o Taliban ku mund te jene 3 mije veta shendosh e mire pa shtepi por me qera, por kur kjo pandemi do zbutet do kesh te infektuar mbi 30 mije veta dhe tek 300-400 minimumi veta te vdekur.. Pis njeri.. Njerzit po vdesin, ky flet per pallate e shpi private..

  7. komisar tepelene says:

    Ne sulm ORKet e mi ,po na shan kryetarin ky plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje