Bamirësia e Diego Maradonës: Pas vdekjes së tij 50 familje të varfra ngelin pa bukë

6 Dhjetor 2020, 17:59Sport TEMA

Diego Armando Maradona u nda nga jeta më datë 25 nëntor dhe shumë gjëra kanë ndodhur që në atë ditë. Hidhërimin për vdekjen e tij e pasojnë gjyqet e shumta për ndarjen e pasurisë mes trashëgimtarëve, por jo vetëm.

Legjenda e futbollit njihej për bamirësitë e tij të shumta, teksa tashmë zbulohet se ai po mbante me ushqim çdo muaj plot 50 familje. Ai shpenzonte 100 mijë euro në muaj për t’u siguruar bazën materiale të jetesës atyre, por vdekja e tij ka sjellë edhe mjerimin e tyre.

Gjyqet për pasurinë e Maradonës kanë sjellë bllokimin e çdo llogarie në emër të tij dhe mosdhënien e parave për 50 familjet. Në Argjentinë ende nuk janë të qartë se ç’do të ndodhë me familjet, që Maradona i mbajti me ushqim deri në ditën e fundit të jetës së tij.

6 komente në “Bamirësia e Diego Maradonës: Pas vdekjes së tij 50 familje të varfra ngelin pa bukë”

  1. Publius Varus says:

    Hallall i qofte Maradones por 1 pyetje kam…. i bie 2000 euro per familje…. i bie shume.

    Me mbajt me buke 1 familje mjafton 500 euro.

    Nuk e di.

  2. Astrit says:

    Ore llogarite lulzim basha jua bene juve te temes.100 mije per 50 familje sa i bie te shpenzoje per nje familje ne muaj?……”?…..behet fjale per nje shtete te varrfer si Argjentina,Une dote ndryshoje titullin,Mbas vdekjes se Maradones 50 familje ngelen pa mare 2000 ne muaj per buke.te tjerat i plotesojne vete lexuesit tuaj.

  3. Berti says:

    Argjentina ze diku, me sa kam lexuar, vendin e 14 a te 15 mes vendeve me te zhvilluara te botes, apo e kam gabim?!

    1. the best says:

      o bert po cthu mo….
      argjentina ka kaluar ne recension te plote, eshte ne prag falimenti e kolapsi te plote
      nje nga shtetet piramide per shkak te korrupsionit te madh e krimit
      ka kaluar borxhi jashtem e i brendshem mbi 80%

  4. 17nentori says:

    E keni kapur mire qe me buke mbahen me 500euro dhe jo me dy mije. Per ata qe nuk e dine, ekuacioni fiskal punon si me poshte:
    1) shpenzime reale 500×50 =25mije
    2) shpenzime te deklaruara (jo reale) per taksat 100mije (merr nje cope leter nga guzhina qe gatuan corben qe ka shpenzuar 100)
    3) ulje taksash me psh coeficientin 25% eshte 25mije per 100 qe deklaron.

    Me nje fjale dhe shkurt, ky si mbante me buke nga xhepi i vete, por i ulte nga taksat qe detyrohej shtetit.
    Ne fund prape keq per keta hyzmeqaret qe do u duhet te gjejne ndonje hileqar tjeter… qe te hane vaktin tjeter.

    1. i says:

      per ty eshte hileqar. per mua nuk eshte idjot qe taksat e veta nuk i çon ti menaxhojne bufat e inland revenue por i çon ti menaxhojne ato qe kane hall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje